Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...

Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin e Korçës, u zhvillua sot një takim i rëndësishëm ndërinstitucional mes përfaqësuesve vendorë dhe përfaqësuesve të lartë nga Maqedonia e Veriut. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, priti në një takim zyrtar ministrin e qeverisë maqedonase, Fatmir Limani.
Në deklaratën e tij për mediat, ministri maqedonas solli një mesazh të qartë për nevojën e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të kalojë në një nivel më të institucionalizuar. Ai bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia për hapjen e një konsullate të Maqedonisë së Veriut në Korçë, si një hap konkret drejt intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në sektorin e turizmit.
"Ka lajme pozitive. Ne do të përpiqemi që në të ardhmen të krijojmë kushte për hapjen e një konsullate këtu, të emërojmë një konsull këtu dhe ai të merret më rrënjësisht, me guxim e pa frikë në kuptimin e hapjes së të gjitha dyerve për bashkëpunim, si në aspektin e tour operatorëve që janë edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut edhe të pjesës së Shqipërisë. Në fund të fundit, edhe në rast se i sjellin vizitorët këtu në Korçë nuk kanë çfarë të humbin, përveçse përfitimit të dyanshëm", tha Limani.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është rruga e vetme drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kulturor, duke kujtuar edhe faktin që Shqipëria ka qenë një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
Në një vështrim më të gjerë, ai tha se vendet tona ndajnë jo vetëm një histori të përbashkët, por edhe një potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar ura të reja në fushën e ekonomisë, kulturës dhe turizmit.
"Mendoj se s'ka të bëjë këtu edhe pjesa e frikës, ndrojes, sepse Shqipëria është nga shtetet e para e cila pranoi pavarësinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vende të tjera fqinje akoma edhe sot kemi kontestime të paqartësuara e të papranueshme për palën tjetër. Sido që të jetë, mendoj se është më tepër vullnet i yni i dyanshëm për të bashkëvepruar. Të shfrytëzojmë të gjitha pasuritë që i kemi, edhe kulturën e dyanshme sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shtegtojmë drejt asaj që është qëllimi i përbashkët", u shpreh ministri maqedonas.
Në fund të fjalës së tij, ministri ndau edhe një reflektim personal, duke e lidhur çështjen e bashkëpunimit me përvojën e vet familjare.
"Do ta mbyll këtë intervistë me një fjali. Sado që u përpoqa unë ta ndal djalin tim të jetojë në vendlindje, në Kërçovë, në Maqedoni, ai në fund zgjodhi Zvicrën. Sado të përpiqemi ne ti ndalim edhe vizitorët edhe turistët të cilët pretendojnë Korçën, ata do të vijnë, me ose pa lejën tonë. Është mirë që ne bashkë t'iu japim një dorë, t'iu lehtësojmë mundësinë dhe tu mundësojmë atyre të shijojnë bukuritë e rralla që ka Korça, Ohri, Struga dhe vise të tjera", rrëfeu Limani.
Ky takim në Bashkinë e Korçës vjen në një moment kur të dy vendet po kërkojnë forma të reja bashkëpunimi në rajon, jo vetëm në kuadër të integrimit evropian, por edhe përmes projekteve të përbashkëta që prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe nxisin zhvillimin turistik në të dy anët e kufirit.
Korça, Ohri, Struga dhe gjithë zona përreth kanë tashmë potencialin për t’u kthyer në një korridor turistik ndërballkanik, ku vizitorët nga rajoni dhe më gjerë të mund të shijojnë kulturën, natyrën, mikpritjen dhe traditat që i bëjnë këto vende unike./ CNA
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...