Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...

Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve të veriut të Shqipërisë ka nisur që të mbipopullohet nga turistët që vijnë nga e gjithë bota. Të huajt tregojnë se bukuritë natyrore ende të paeksploruara të Thethit si dhe mikpritja e vendasve janë dy arsye të forta që i tërheqin për ta vizituar.
“Nga Gjermania vij. Këtu në Theth është hera e parë kurse në Shqipëri vij për herë të dytë. Kemi ardhur për të parë alpet e veriut sepse herën e kaluar kemi qenë në parqet e jugut. Këtu po më pëlqen shumë natyra, peisazhi dhe njerëzit shumë të këndshëm dhe miqësor”, u shpreh një turiste.
“Jo nuk është e vështirë ecja këtu, çdo gjë është e parapërgatitur për turistët dhe është një ecje e rehatshme. Natyra shumë e bukur këtu në Theth dhe njerëz shumë të mirë. Për herë të parë isha para 14 vitesh në Shqipëri atëherë kur thuajse nuk vinte askush dhe nuk ishte as në internet e njohur. Unë thashe asokohe një vend i paeskploruar dhe më tërhoqi të vij. Sot pas 14 vitesh ka ndryshime të mëdha, turistë shumë herë më shumë”, tha një turist.
“Jam nga Amerika por jetoj në Skoci. Është hera e parë në Shqipëri, një vend shumë i bukur dhe njerëz shumë miqësor. Vendin tuaj ma sugjeruan disa miq dhe vendosa që të vij”, u shpreh një tjetër turiste.
Syri i Kaltër në Theth i zhytur mes maleve dhe gjelbërimit, një shteg që duhet bërë në këmbë për afro 1 orë është një prej pikave më të preferuara. Disa prej turistëve guxojnë që të futen në ujin e ftohtë prej 5 gradë celcius.
“Shumë bukur këtu por shumë i ftohtë uji. Vij nga Australia dhe jam për herë të parë në Shqipëri. Si dëgjova për Thethin? Në Instagram dhe Tik Tok. Do ja sugjeroj miqve të mi që të vijnë këtu”, tha një turiste.
“Është shumë ftohtë në ujë por duhet që ta provoni këtë ndjesi. Unë për vete ndihem i mbrojtur, jam mirë. Sa më gjatë që të rrish në ujë, trupi aq më i ngrohtë bëhet edhe pse fillimisht duke shumë ftohtë. Nuk është e rrezikshme nëse noton këtu afër bregut. Jam nga Irani dhe e dashura ime planifikoi pushimet tona këtu në Shqipëri dhe erdhëm sëbashku. Më pëlqen ky vend, natyrë e bukur, njerëz mikpritës dhe çmime të lira gjithashtu”, u shpreh turistja për Thethin.
Operatorët turistikë ndryshe nga vitet e tjera shprehen se këtë herë ka një numër të lartë turistësh nga Franca dhe Spanja. Ajo që mbetet shqetësim janë disa probleme infrastrukturore.
"Këtë vit sezoni ka nisur më herët turistët janë kryesisjt nga Franca dhe Spanja. Probleme ka, rruga brenda Thethit është shqetësim e po ashtu edhe shkëputjet e energjisë elektrike", tha një nga operatorët turistikë, Leo Gjeloshi.
Shoferët që e bëjnë çdo ditë Thethin tregojnë se rrugët në qendër të fshatit kërkojnë një rikonstruksion sa më të shpejtë…
"Turistë ka shumë por rruga në qender nuk është e mirë, duhet rikonstrukruar", u shpreh një shofer.
Thethi pritet që përgjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të ketë një fluks edhe më të madh turistësh të huaj se sa vitet e mëparshme ndërsa mbetet një prej pikave turistike në Shqipëri më të preferuara./ CNA
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...