Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...

Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt të re në botën e ëmbëlsirave artizanale. Ajo quhet Sotilda Sotiri dhe prej afro tri vitesh realizon çokollata artizanale të personalizuara, të cilat nuk janë thjesht ëmbëlsira, por vepra arti që gërshetojnë shijen me estetikën. Pas një eksperience në një pastiçeri në Tiranë, Sotilda vendosi të kthehej në qytetin e saj të lindjes për të ndërtuar një rrugëtim unik, e për të sjellë një risi për Korçën përmes çokollatës.
“Unë kam gati 3 vjet që realizoj çokollata artizanale të personalizuara në qytetin e Korçës. Këtë iniciativë e kam marrë që kur jam kthyer nga Tirana. Kam punuar në pastiçeri atje dhe e kam marrë si zanat. Mendova që të sillja një risi për qytetin e Korçës”,-thotë e reja.

Çdo produkt që del nga duart e saj është i personalizuar, nga përbërësit te ngjyrat, e deri te forma. Shumica e klientëve preferojnë buqetat me lule prej çokollate, me shije të ndryshme, një punë që kërkon kohë dhe përkushtim.
“E vështirë është sepse çdo realizim i imi bëhet në bazë të kërkesës së klientëve, si në realizimin e çokollatës, ngjyrës së saj e patjetër edhe në shije sepse asnjë klient s'është njësoj me tjetrin. Shumica e tyre preferojnë buqetat me lule prej çokollate me shije të ndryshme, e patjetër që do jemi në shërbim të klientit”,-thotë Sotiri.

Një nga çokollatat më të preferuara është “Çokollata Dubai”, një kombinim i dy llojeve të çokollatës, me mbushje fistiku, arre dhe kadaifi. Përveç çokollatave, Sotilda realizon edhe konfetat për raste të veçanta si dasma, pagëzime apo baby shower. Çdo produkt kërkon kohë, detaje dhe shpeshherë, shumë sakrificë.
“Marr si shembull çokollatën që është në modë, çokollata Dubai, e cila realizohet me dy lloje çokollatash, atë 100% të zezë dhe çokollatë qumështi. Mbushjen e bën me stika, arra dhe kadaif. Pastiçeritë e tjera e bëjnë vetëm me krem fistiku, unë i shtoj edhe arrat sepse i japin shije. Një çokollatë Dubai mund të dojë 20 minuta për t'u realizuar ndërsa çokollatat më të vështira janë buqetat me lule, ku çdo lule ka realizimin e vet me minutazhe të ndryshme. Në një buqetë prej 10 lulesh, një lule kërkon 10-15 minuta punë. Nga ana tjetër kemi edhe konfetat, për dasma, pagëzime, baby shower me zbulimin e gjinisë dhe këto marrin 20-30 minuta një konfetë”,-tregon Sotilda.

Sotilda tregon se çmimet variojnë nga 200 deri në 500 lekë të vjetra për një konfetë, ndërsa buqetat me lule fillojnë nga 1000 lekë të rinj. Kjo bën që një pjesë e klientëve të stepen, por ka shumë të tjerë që tashmë prej 3 vitesh janë kthyer në klientë besnikë.
“Ka klientë që janë të kënaqur, ka edhe që jo. Do thuash 'pse'? Sepse ka klientë që bazohen në çmim, mund t'ju pëlqejë si produkt, si çokollatë, por stepen edhe nga çmimi. Ka klientë që janë besnikë dhe porositin gjithmonë. Çmimi në çdo konfetë (pagëzimi, për qerasje ditëlindje apo dasme) fillon nga 200 lekë të vjetër deri në 500 lekë të vjetër. Ndërsa buqetat me lule fillojnë nga 1000 lekë të rinj e më pas varet nga porosia e madhësisë së buqetës”,-tregon ajo.

Megjithatë, ajo që e bën më të vlefshëm çdo minutë të kaluar në punë është reagimi i klientëve. Me dy universitete të përfunduara, Sotilda ka zgjedhur një rrugë që për të është më shumë se një profesion. Është një pasion që e ushqen çdo ditë me dashuri dhe kreativitet.
“Patjetër që do ta vazhdoj. Çokollata është primare. Dikush mund të thotë që 'me dy universitete dhe i je futur një arti tjetër'. E kam për krenari dhe jam shumë e lumtur. Edhe pse të merr shumë kohë e ka shumë lodhje, kur ia çon porosinë klientit dhe kur të dërgon mesazh duke thënë sa i kënaqur ka ngelur, atje ndiej emocion dhe gëzohem pa masë”,-tregon Sotilda.

Në një kohë kur gjithçka duket e prodhuar në seri, është frymëzuese të shohësh të rinj si Sotilda që zgjedhin rrugën e pasionit, duke krijuar me dorë dhe zemër. Në çdo çokollatë të saj ka më shumë se shije. Ka histori, përkushtim dhe dashuri për artin. Nga Korça, ajo na kujton se ëmbëlsirat më të mira janë ato që bëhen me shpirt./CNA
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...