Kostumet tradicionale të Gjirokastrës po prodhohen nga fare pak qëndistarë
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...

Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në Bashkinë e Pustecit u organizua ekspozita artistike “Prespa në farë”, një projekt unik që ndërthur natyrën dhe artin në një mënyrë të pazakontë. Tina Donevski, drejtuese e projektit dhe përfaqësuese e organizatës PPNEA, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi mes PPNEA-s dhe Bashkisë së Pustecit, projekt i cili është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Prespa në farë” ka si qëllim të afrojë të rinjtë me natyrën përmes artit, duke nxitur kreativitetin e tyre. Sipas Donevskit, kjo ekspozitë përfaqëson një rrymë të veçantë të artit me fara, një metodë e re për këto shkolla, që pati interes të lartë mes nxënësve pjesëmarrës.
"Është një projekt i udhëhequr nga PPNEA, organizata ku unë punoj dhe në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Projekti quhet 'Prespa në farë'. Ka si synim ndërthurjen e mjedisit dhe artit, për t'i sjellë më tepër këta të rinj me natyrën e për të zgjuar kreativitetin e tyre. Është një ekspozitë e veçantë sepse është një rrymë shumë e veçantë e artit, e paaplikuar më parë në këto shkolla. Është rryma e artit me fara. Interesi ka qenë goxha i madh, edhe pse ne e kishim numrin e kufizuar të pjesëmarrësve, me 15 nxënës. Megjithatë motivimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Ishin shumë të entuziazmuar, të motivuar, investonin gjithë kohën e tyre e nuk është se ishin shumë të lodhur. Mundet të qëndronin edhe jashtë orës së mësimit, kështu që ishte një eksperiencë ku u ndërthurën mjedisi dhe arti, ku ata bashkëpunuan më tepër me njëri-tjetrin. I ndihmoi edhe në shoqërizimin aktiv të tyre", tha drejtuesja e projektit, Tina Donevski.
Artistja nga Maqedonia e Veriut, Snezhana Lazarova Luna, ishte e ftuara speciale që udhëhoqi nxënësit në procesin krijues të artit me fara. Ajo ndau eksperiencën e saj 15-vjeçare në këtë fushë dhe u shpreh e lumtur për mundësinë që t’i mësonte këtë teknikë një brezi të ri. Rezultati ishte një ekspozitë me 15 punime të realizuara nga vetë nxënësit.
"Në radhë të parë falënderoj bashkinë për mikpritjen që më kanë bërë këtu. Kjo është një përvojë e re me nxënësit e shkollës dhe banorët e kësaj zone. Këtë profesion unë po e zhvilloj gjatë këtyre 15 viteve në Maqedoni, e kjo përvojë është e re për mua pasi ndodh jashtë kufijve. Këtë art e kam zhvilluar me fara, me ngjyra natyrale, pa plotësime me bojëra. Edukimi me nxënësit tregoi një interes të madh për punën. Kjo teknikë do një durim të madh. Ndihem e lumtur që nxënësit shumë shpejt e mësuan këtë teknikë. Si rezultat i kësaj pune me nxënësit, ne po zhvillojmë këtë ekspozitë, e cila ka 15 punime. Është kënaqësi që arritëm këtë me nxënësit”, u shpreh Snezhana Lazarova Luna.
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, vlerësoi lart këtë nismë duke falënderuar organizatat joqeveritare për kontributin e tyre në zhvillimin kulturor të zonës. Ai theksoi se projekti u mirëprit nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Pustec dhe e cilësoi ekspozitën si një ndër më të veçantat e organizuara ndonjëherë në bashki. Kryetari Kolefski u shpreh se një iniciativë e tillë meriton të zgjerohet edhe në shkolla të tjera në vend.
"Gjej rastin të falënderoj të gjitha organizatat joqeveritare të cilat kontribuojnë sado pak në zhvillimin e kulturës, traditave në Bashkinë e Pustecit. Ky ishte një projekt shumë i mirë, ku u angazhuan të gjithë nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Pustec. Ata mësuan elementët e parë të një tradite shumë të mirë e cila është shumë e veçantë, art në fara. Për mua është shumë interesante pasi rekomandohet të aplikohet në shkolla e vende të tjera. Gjatë kësaj periudhe, artistja nga Maqedonia, Snezhana Lazarova Luna, e cila është unike në veprat e saj, u mësoi elementët e parë nxënësve. Në ditët e para, ajo solli një ekspozitë që për mua ishte ndër më të veçantat, si ekspozita e parë në Bashkinë e Pustecit", tha kryebashkiaku Kolefski.
Ekspozita “Prespa në farë” nuk ishte vetëm një ngjarje artistike, por një urë e ndërtuar mes brezit të ri dhe natyrës përmes fuqisë së artit. Ajo dëshmoi se kreativiteti, kur bashkohet me edukimin dhe përkushtimin, mund të sjellë frymëzime të reja në komunitet.
Projekti la gjurmë të rëndësishme jo vetëm në zhvillimin kulturor të Pustecit, por edhe në ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit, duke treguar se farat, përveçse mbartin jetë, mund të mbajnë edhe artin brenda tyre./ CNA
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...