Vlora qyteti shumëkombësh/ Të huajt punësohen në sektorin e turizmit
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...

Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në hapjen e bujtinës “George” në Voskopojë. Bujtinë, të cilën e ka hapur në shtëpinë e prindërve të tij.
Panajoti thotë se pas 30 vitesh emigracion në Zakinthos të Greqisë ai dhe bashkëshortja e tij vendosën të ktheheshin në vendlindje dhe të hapnin biznesin e tyre.
Ai shprehet se në 4-5 vitet e fundit Voskopoja ka pësuar një ndryshim shumë të madh dhe vendimin e tij për t’u kthyer, Panajoti e quan të duhurin.
“Ditën e parë që kam ikur nga Voskopoja thashë këmba ime nuk shkel më. U gabova. Vendi yt, shtëpia jote është shumë e shtrenjtë. Në vitet 1990-’91, Voskopoja ishte në një gjendje të vështirë. Si gjithë të tjerët ne morëm rrugën e emigracionit, bashkë me gruan vendosëm të ikim në emigracion. Shkuam në një ishull të bukur të Greqisë, në Zakinthos. Atje filluam punuam. Koha ishte shumë e gjatë, 30 vjet, atje lindën dhe fëmijët, u rritën, studiuan. Puna ishte shumë e vështirë, ne ishim të rinj dhe punonim ditë e natë. Punoja në ndërtim, bëja vila guri në ishull. Gruaja punonte në një restorant ndihmëskuzhiniere. U rritën fëmijët, u rritëm dhe ne dhe një ditë vendosëm të ktheheshim në Voskopojë. Shikoja Voskopojën që filloi të ecte përpara. Gjithmonë mendoja që një ditë do kthehem dhe thamë që të hap në vendin tim dhe e bëmë. Me shumë sakrifica po ia arritëm qëllimit.
Jam shumë i kënaqur, në radhë të parë se jam në shtëpinë time, nuk më drejton njeri. Kur je në një moshë të re të pëlqen emigracioni, të pëlqen të dalësh, të punosh, të bësh ca më shumë lekë se sa në vendin tënd. I duron të gjitha, edhe të të shajnë. I duron dhe kur nuk i ecën puna mirë tjetrit. Kur kalon mosha duhet të kesh punën tënde që të punosh me ndershmëri, të mos i ulësh kokën tjetrit. Unë e di ç’është emigracioni. Mundohen shkojnë në Gjermani, punojnë punë të vështira, paguajnë qiranë, kur vjen puna nuk u mbeten aq sa në Shqipëri. Katër-pesë vitet e fundit një ndryshim shumë i madh në Voskopojë. Vendimi im ishte i duhur në një vend të duhur. Kam investuar në shtëpinë time, çdo gjë që prek, që shikoj më kujton prindërit, fëmijërinë. S’ka më mirë se vendi yt”, u shpreh pronari i bujtinës “George”.
Eksperiencën e Panajot Falos e ka bërë publike në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama si dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi/ CNA
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...