Rikthehet Kori "Lira"/Koncert në datën 9 shkurt në Selanik
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dorë për herë të parë kur ishte vetëm 18 muaj. Ky ishte çasti kur edukatorja dhe familja kuptuan se peneli do të ishte e ardhmja e vogëlushit.
Deri më tani, Rei ka realizuar 15 piktura të teknikave dhe tematikave të ndryshme, ku përfshihen peizazhe, qytete, objekte e kafshë.
Mes krijimeve të tij, vend shumë të rëndësishëm zenë edhe skicat me portrete të njerëzve të afërt, personazheve të njohur dhe vizatime të kafshëve. Artisti i vogël ka zgjedhur t'i dhurojë krijimet e tij tek miqtë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetur dhe inkurajuar përgjatë rrugëtimit të tij artistik.
Cna sjell një reportazh mjaft interesant për vogëlushin i cili na priti me shumë kënaqësi pranë shtëpisë së tij, për të treguar për shikuesit historinë e talentit dhe ndjenjat e tij.

Rei i vogël spikati si një talent jo i zakonshëm nga edukatorja e çerdhes kur ajo vuri re se vogëlushi nuk e shkëpuste lapsin kur skiconte, duke e mbajtur lapsin në dorë si një profesionist i vërtetë. 11 vjeçari e ka kuptuar që është artist dhe ka talent, pasi në pikturë ai shpreh ndjenjat e tij.
"Unë e kam filluar pikturën që shumë i vogël, që në çerdhe dhe kopsht, ku edukatoret kanë zbuluar që unë kam talent në pikturë sepse unë kur vizatoja, nuk e lija lapsin. E vazhdoja vizën dhe që atëherë e kam praktikuar shumë pikturën dhe jam ky që jam sot. Më pëlqen piktura sepse unë le mëndjen time atje dhe ndjenjat e mia."
Frymëzimin, motivet dhe temat, talenti korçar i gjen në përditshmëri apo edhe si ndjesi të brendshme. Krahas asaj që sheh gjatë ditës, Rei përzgjedh në rrjete sociale shumë tematika të ndryshme dhe i hedh ato në telajo.

"Më pëlqenin më shumë dinosaurët ose familjen time, shtëpi të ndryshme. Tani pikturoj shumë gjëra të ndryshme, peizazhe, qytete, zogj, kafshë, çdo lloj gjëje të mundshme që më vjen në mendje. Zakonisht, në shumicën e rasteve më vjen vetë në mendje të vizatoj, por ka raste që shoh edhe në youtube ose në rrjete sociale piktura të ndryshme dhe e marr frymëzimin edhe atje për të filluar një peizazh, ose për të realizuar një pikturë."
Për një 11 vjeçar në ditët e sotme, kur teknologjia zë pjesën më të madhe të përditshmërisë, duket e pabesueshme që Rei të kalojë kohën e lirë duke pikturuar. Kjo tregon dashurinë e pamasë dhe pasionin e madh që ka kundrejt pikturës dhe vizatimit. Një ndihmë shumë e madhe për vogëlushin është mësuesja e tij e pikturës, Vigena Nini, e cila i ka mësuar teknika të tjera krahas atyre që Rei ka përvetësuar, ndërsa tregon se kursi i pikturës e ka ndihmuar më shumë.
"Për mua nuk do thoja as e lehtë, as e vështirë sepse çdo gjë ka kohën e vet. Më merr dy deri në tre orë mbase. Kur jam i lirë, kur mbaroj detyrat, në kohën time të lirë kur s'kam çfarë të bëj, më vjen frymëzim dhe filloj të pikturoj. Gjithashtu shkoj edhe në kursin e pikturës në "Qyteza e Fëmijëve". Po, përvec gjërave dhe atyre që kemi mësuar deri tani, mësuesja ime Vigena Nini më ka mësuar edhe teknika të ndryshme të pikturës por gjithashtu veç ndihmës dhe kurajos që më ka dhënë, kam mësuar dhe mënyra të ndryshme si të pikturoj e vizatoj në rrjete sociale në shtëpi. Të dyja janë ide shumë efikase, por më shumë do preferoja mësimet që më jep mësuesja në kursin e pikturës."
Ndër punimet më të dashura për Rein, është portreti i nënës së tij, të cilën ia ka dedikuar për festën e 8 Marsit. Në këtë krijim, Rei ka ndërthurrur talentin me ndjenjës e dashurisë të pakushtëzuar për nënën, e cila në rrugëtimin e tij ka qenë mbështetja kryesore.

"Mund të kem realizuar 15 piktura mbase, ose më pak. Por veç pikturave, kam bërë edhe shumë vizatime. Mua të dyja më pëlqejnë por do të thoja se e kam më të lehtë vizatimin sesa pikturën. Kam vizatimin e portretit që i kam bërë mamit tim për 7-8 Marsin dhe atë e kam të preferuar sepse në atë vizatim, përveç se jam munduar shumë për ta realizuar, kam dhënë edhe ndjenjat e mia nga zemra ime për prindin tim. Mami reagoi shumë mirë, i pëlqeu shumë vizatimi."
Edhe pse i vogël, për Rein rruga e suksesit ka nisur herët pasi vogëlushi ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme duke u vlerësuar edhe me çmimin e parë. Portreti i heroit tonë kombëtar "Skënderbeu", i realizuar prej tij, është përzgjedhur si më i miri në konkursin "Shqipëria Ime" ku garuan qindra fëmijë me punimet e tyre.
"Si fillim kam marrë pjesë në konkurse të ndryshme, edhe në shkollë por edhe në konkursin "Shqipëria ime" dhe në këtë konkurs mora vendin e parë, çmimin e parë me pikturën e Skënderbeut dhe në ai konkurs mora një ndjesi shumë të mirë dhe një emocion të papërshkrueshëm. Përveç se fitova vendin e parë, edhe shokët e mi dhe prindërit e mi e pëlqyen pikturën shumë. Kjo është arsyeja. Shokët e mi ishin shumë krenarë, e përveç kësaj më kanë thënë të vazhdoj pikturën sepse ke shumë talent."
I qartë për të ardhmen e tij, Rei shpreson të shërbejë si një model frymëzimi për bashkëmoshatarët duke përcjellë mesazhin që talenti nuk duhet lënë pas dore, edhe pse duhet shumë punë e përkushtim për të dhënë më të mirën.

"Pikturën do ta vazhdoj edhe kur të rritem por dega që më pëlqen më shumë dhe dua të ndjek, është arkitektura. Shpresoj që tja dal. Ka shumë shokë në klasën time që u pëlqen shumë vizatimi dhe nga kjo intervistë mbase mund të marrin edhe një inkurajim, t'i thonë vetes "të vazhdoj e unë se mbase bëhem si Rei në të ardhmen".
Si të ishte një piktor profesionist, Rei Pinderi në momentet e frymëzimit nuk heziton edhe të sakrifikojë gjumin dhe komoditetin e shtratit për të hedhur në fletë vizatimi apo telajo, atë që sytë dhe mendja e tij perceptojnë./ CNA
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...