Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...

Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e Maqellarës, deri vitin e kaluar ishte njësoj si katundet e tjera të vendit që vuajnë largimin e të rinjve, infrastrukturën e dobët dhe mungesën shërbimeve. Sot Pocesti ka ndryshuar tërësisht vetveten falë një nisme që morën djemtë e larguar nga fshati.
Fillimisht u nisën nga nevoja për të riparuar disi rrugën që lidhte fshatin me aksin rajonal, por gatishmëria e komunitetit për t'u përfshirë ishte aq e madhe sa tani të gjitha rrugicat dhe sheshet janë shtruar me kontributin e vetë banorëve, duke e shndërruar atë një model që po tërheq vëmendjen e turistëve dhe mund shërbejë si një shembull i mirë edhe për rajone të tjera.
“Shqipëria nuk ndryshon pa ndryshuar më parë veten, më pas familjen dhe më pas komunitetin ku jeton ”, shpjegoi për "Monitor" nisma “Djemtë e Pocestit”. Të larguar gati dy dekada më parë në emigracion, pasi përmirësuan ekonominë e tyre dhe të familjes ata nuk ndiheshin mirë kur ktheheshin për pushime. Balta dhe rrugicat e prishura nuk i shkonin për shtat një tradite të vjetër të dibranëve të Maqellarës për rregullin dhe pastërtinë në fshat.
Që nga 1 korriku 2024 deri në fund të vitit me rreth 150 mijë euro të grumbulluara “Djemtë e Pocestit” shtruan me beton e pllaka disa kilometra rrugica e sheshe dhe rregulluan rrugën hyrëse për në fshat. Projektet po vazhdojnë me investime të tjera dhe pa asnjë mbështetje financiare nga pushteti vendor dhe ai qendror.
“U mblodhëm në maj të vitit 2023 dhe filluam disa kuvendime të vogla me moshataret tanë, duke diskutuar se kush kanë qenë dibranët më parë, një ndërthurje e penës me pushkën. Po ne ku jemi sot! Këtu ngecte gjithmonë biseda. Pas një pritjeje 100-vjeçare për sistemimin e rrugëve, ndihma nuk erdhi kurrë. U mblodhën ne të rinjtë dhe vendosëm të vetëquhemi “DJEMTË E POCESTIT”. Dhe kështu vazhduam. Bëmë projektin vetëm pa ndihmën e askujt, bëme planin, vazhduam matjet, nxorëm një vlerë se sa mund të kushtonte”, shpjeguan “Djemtë e Pocestit”.
Shpallja për mbledhjen e kontributeve nisi me 1 korrik 2024 dhe i parashikuar të zgjaste deri me 12 gusht. Kontribuuesit e parë ishin djemtë e Pocestit. Fillimisht ishin mosbesues pasi nuk kishte përvoja të mëparshme.
Javët e para kontributet vazhduan ngadalë, por ditë pas dite po shtoheshin të rinj, derisa arriti një fazë që donacionet u shpeshtuan. U mblodhën gjithsej 150 mijë euro, nga të cilat rreth 30 mijë euro u përdoren për të shtruar rrugën lidhëse të fshatit dhe pjesa tjetër për rrugicat dhe sheshet brenda fshatit.
Gjithashtu u ndërtua një bibliotekë, u mbollën pemë u vunë tabela. Gjatë verës do të ndërtohen edhe disa rrugë të tjera të tjera në fshat. Tani Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj me 800 banorë rezidentë, është ndoshta i vetmi në vend që me kontributin e banorëve ka ndryshuar tërësisht vetveten dhe tashmë po marketohet si një nga fshatrat më të bukur të vendit. Zona e Maqellarës është me traditë dhe një zonë arsimdashëse dhe një model i bashkëpunimit në komunitet.
Rivitalizimi i infrastrukturës së fshatit është një leksion që banorët i dhanë pushtetit lokal dhe atij qendror se me pak lekë bëhen shumë punë. Vetëm me 150 mijë euro, ku janë paguar materialet e ndërtimit dhe ustallarët janë ndërtuara disa kilometra rrugica (shiko fotot më poshtë).
Nisma ishte një model i transparencës ku “Djemtë e Pocestit” bënë projektet dhe zbardhën çdo faturë blerjesh para donatorëve.
Pocesti mund të jetë një shembull shumë i mirë për qindra fshatra të vendit të cilat me vetorganizim mund të përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën komunitare dhe për rrjedhojë edhe nivelin ekonomik./ Revista Monitor
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
“Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me ha...
"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organi...
Laguna e Nartës është një nga pasuritë natyrore më të mëdh...
Mesditën e sotme është mbajtur dëgjesa e parë në ambjentet...
Paraditen e sotme u zhvillua Konferenca Shkencore e qu...
Për herë të parë në Shqipëri vjen një fondacion komunitar ...
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...