Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

Paraditen e sotme u zhvillua Konferenca Shkencore e quajtur "80 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri". Kjo konferencë u mbajt në ambjentet e universitetit Fan Noli në Korçë, ku pjesëmarrës ishin drejtues të këtij institucioni, pedagogë, ndërsa i është bashkuar edhe zëvendës ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski.
Në një deklaratë për mediat, Dimitrievski është shprehur se ky 80 vjetor është një moment i rëndësishëm sa i përket ruajtjes së kulturës e gjuhës, si edhe marrëdhëniet e mira fqinje. Sipas tij, njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, forcon lidhjet mes dy vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal.
"Ky është një moment i rëndësishëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Festimi i 80 viteve të mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Shqipëri është një dëshmi e lidhjeve kulturore të qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve. Njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, si mundësia për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, forcon lidhjet midis vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal."
Zëvendës ministri i jashtëm i RMV-së, ka komentuar lidhur me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur me marrëdhëniet ndëretnikendhe përqindjen e konsiderueshme të shqiptarëve në shtetin maqedonas.
"Në Maqedoninë e Veriut, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe lidhet me marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave. Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre. Këto klauzola, që përmendni, janë krijuar për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste specifike, si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha, ose në raste të caktuara në gjykata."
Ndër të tjera, Dimitrievski thekson se nuk pritet që gjykata kushtetuese të miratojë vendime që cënojnë përdorimin zyrtar të shqipes, pasi kjo do të ndikonte në harmoninë shoqërore në vend. Ai thotë se duhet një ekuilibër për ruajtjen e bashkëjetesës në vend, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt.
"Megjithatë, nuk pritet që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime që cënojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend. Është e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt dhe të respektohen për të drejtat e tyre gjuhësore. Në të njëjtën kohë, është po aq e rëndësishme që të gjithë qytetarët të vlerësojnë dhe respektojnë gjuhën maqedonase si gjuhë shtetërore dhe zyrtare. Një ekuilibër i tillë është themelor për ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.
Sa i takon marrëveshjeve mendoj se të gjitha marrëveshjet që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, si Marrëveshja e Ohrit ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe marrëveshjet e tjera me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, duhet të vlerësohen nga të gjitha palët, në fakt, nga të gjithë pjesëmarrësit."
Kjo konferencë shkencore u zhvillua në Korccë me bashkëpunimin e institucioneve homologe, mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut, duke nxjerrë në pah marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si edhe bashkëjetesën në harmoni të tyre./CNA
Për herë të parë në Shqipëri vjen një fondacion komunitar ...
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...