VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar paraditen e kësaj të enjte duke kundërshtuar realizimin e një projekti për sistemim dhe asfaltim të rrugëve. Ky projekt konsiston në ndërhyrjen e disa prej rrugëve në disa fshatra të njësisë administrative Buçimas, ndërsa shqetësimi i banorëve lidhet me mungesën e transparencës dhe problematikat teknike që janë shfaqur gjatë procesit.
Një nga shqetësimet kryesore sipas banorëve është mungesa e informacionit të detajuar lidhur me projektin, duke përfshirë këtu parametrat e investimit, vlerën dhe afatet e përfundimit të tij. Banorët ndihen të pasigurt për shkak se edhe në hyrje të fshatit nuk është afishuar projekti, çka ka sjellë konfuzion dhe shqetësim tek ta.
Në fjalën e tij, krahas banorëve, edhe kryeplaku i fshatit Seladin Capo ka treguar se asfaltimi ka nisur 1 javë më parë ndërsa shihet se betoni nuk ka cilësi, po ashtu nuk po ndërhyhet në kanalet anësore të rrugës.
Ndër të tjera, banorët nënvizojnë disa probleme teknike që janë evidentuar gjatë punimeve. Sipas tyre, kanalet e ujërave të zeza, kanalet anësore të rrugës nuk janë hapur, rregulluar dhe mirëmbajtur nga firma.
"Sot jemi mbledhur të gjithë për shqetesimet për investimet e rrugës. Ky investim nuk është brenda parametrave, duhet vënë projekti me sa sasi do bëhet në cilat zone do shtrohet. Kanalet ndërkohë nuk janë bërë ,une kam komunikuar dhe me administratat dhe kanë thënë që kanalet do bëhen po nuk bëhet asfalti para kanalit. Një projekt që në nuk e dimë fare ç'do të bëhet, asfaltimi ka nja 1 javë që ka nisur, ja në këtë temperaturë qe është këto ditë po bëjnë. Projekti nuk është shfaqur diku. Duhet kontroll të shikohet se nuk ka cilësi betoni."
Këshilltari i pavarur në Këshillin Bashkiak Pogradec, Arbër Male, iu bashkua protestës së banorëve të Gështenjasit teksa tha se ka ngritur në këshill disa herë shqetësimin që disa nga investimet janë pa cilësi dhe ka kërkuar pranë institucioneve që të ngrihen grupe pune monitorimi.
"Jam sinjalizuar prej ditësh për investimet që po kryhen në fshatin Zërvaskë, Rrëmenj dhe Vërdovë ku kanë probleme me projektimin gjithashtu dhe me cilësinë. Ajo që më bie në sy është se që në hyrje të fshatit nuk është afishuar projekti, vlera e projektit, afatet e projektit dhe normalisht fshatarët duan të jenë të njohur me të gjitha elementet e kësaj kontrate. Janë zënë të gjitha pusetat, kanalet anësore nuk janë hapur, të rregulluara, gjithashtu dhe frezimi i asfatit të vjetër nuk është kryer. Gjithashtu janë bllokuar dhe hyrjet e daljet e shtëpive të banorëve. Edhe cilësia e asfaltit nuk është në cilësinë e duhur. Kryetari i bashkisë duhet të vijë t'i shikojë nga afër punimet që bëhen në Bashkinë e Pogradecit. Ne si qytetarë, por edhe zyrtarët kur marrim qoftë edhe një punëtor në shtëpinë tonë shohim detajet më të vogla jo për një rrugë që do kalojnë qindra qytetarë çdo ditë. Prandaj zyrtarët duhet të vijnë sa janë në kohë t'i shikojnë punimet dhe t'i zgjidhin në kohë.
Jo më larg se 2 muaj në Këshillin Bashkiak kam kërkuar ngritjen e një grupi inspektimi mbi të gjitha investimet që kryhen në qytetin e Pogradecit, ky fshat ka probleme dhe me ndriçimin, projekt ky që është tenderuar 3 vite më parë, por ky fshat ende ka probleme me ndriçimin."
Nga ana tjetër, në terren ka zbritur edhe inxhinierja e punimeve, Ermira Xhaja, e cila është në dijeni të shqetësimit të banorëve ku ka theksuar se projekti është riparuar dhe janë bërë disa ndryshime për të përmirësuar cilësinë e punimeve. Xhaja thotë se projekti përmban riveshje të rrugëve me asfalt, ndërsa janë mbushur nivelimet e duhura, duke u shprehur se do të shihen edhe pretendimet e banorëve.
"Projekti përmbante një riveshje të rrugëve me asfalt diku 6 diku 4 cm. Konkretisht për rrugët që ankohen banorët ka qenë 4 cm, por duke parë që nuk ishte e mjaftueshme u bë një përmirësim projekti me një shtresë 6 cm. Janë mbushur nivelimet e duhura megiithatë edhe atje ku banorët kanë pretendime do rishikohen pasi edhe gjatë zbatimeve ndodhin dhe mospërputhje. Disa nga problematikat e banorëve qëndrojnë dhe ne jemi me zbatim dhe do t'i zbatojmë patjetër, jemi duke vazhduar me punimet për shkak të reshjeve të shiut i kemi ndërprerë për momentin."
Dy vite më parë rrugët e brendshme të fshatit Gështenjas u shtruan me asfalt nga kompania, e cila shtroi rrjetin e ujërave të zeza si një mënyrë për të rikthyer në gjendjen e mëparshme rrugët e fshatit. Edhe në atë kohë, banorët dolën në protestë, ndërsa pas 2 vitesh vjen dhe investimi i radhës për të shtruar përsëri këtë rrugë. Ky projekt për sistemimin dhe asfaltimin e disa rrugëve të njësive administrative Buçimas ka nisur në maj të vitit 2023. Ndërkohë fondi i investimit ka kapur vlerën e 117 milionë lekëve të rinj, pa TVSH, duke parashikuar një sipërfaqe rreth 60 mijë m2 dhe 8000 m2 pllaka betoni në qytetin e Pogradecit./ CNA
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...