Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në liqenin e Vogël të Prespës ka ngritur jo pak shqetësim, si te banorët e zonës ashtu edhe te specialistët e mjedisit.
Këta të fundit evidentojnë edhe largimin e gjallesave nga kjo zonë për shkak të zjarreve.
“Liqeni ishte pasuri e madhe natyrore, por duhet thënë që nuk ekziston. Zona e pellgut të liqenit është pushtuar aktualisht nga barishte e kallamishte. Fshatarët duke mos u ambientuar me këtë habitat të ri dogjën sipërfaqen, e siç thotë kryeplaku i fshatit, 40 hektarë sipërfaqe. Me tharjen e liqenit u krijua një habitat i ri, u larguan gjallesat e vjetra dhe erdhën ato të reja, në një habitat të ri. Zona e liqenit ishte një mikroxhungël e vërtetë në Prespën e Vogël. Nga kjo djegie gjallesat e braktisën zonën, ndoshta dhe në mënyrë përfundimtare.

Pellgu i Prespës do varfërohet në aspektin e biodiversitetit, por ata mendojnë se me tharjen e liqenit do shtohet sipërfaqja e tokës së mbjellë. Ky liqen ka qenë pjesë e pellgut të Prespës së Madhe e të Vogël. Pelikanët kur vinin bënin fole, me djegien e sipërfaqes ai ka ikur, i është djegur foleja. Ka shpendë të ndryshëm si rosa, lejlekë, por me djegien do largohen. Prespa e Vogël do varfërohet, jeta natyrore do zvogëlohet, do pakësohet dhe si pasojë do ndihet më vonë dhe kjo është diçka negative”, u shpreh eksperti i mjedisit, Llazo Stojani.
Teksa shprehen se djegia e bimësisë në zonë nuk sjell përfitim, banorët theksojnë se edhe rreth një javë më parë ka pasur flakë.
“Para 5-6 ditësh kishte flakë, kishte shumë flakë. Banorët e kanë ndezur se nuk merr vetë. S’ka asnjë lloj fitimi. Edhe vjet u dogj. Kjo është e keqja se është pa ujë, ndaj e kanë djegur. Asgjë nuk fiton, bëjnë keq. Këtë sa do të presësh shtohet prapë. Zjarri zgjati 4-5 orë. Edhe vjet kjo pjesë u dogj, zjarrfikësja erdhi që të mos merrte flakë mali”, tha banori.

Kryetari i fshatit Zagradec, Enver Llomi, ka deklaruar se sipërfaqja e djegur arrin nga 30 deri në 49 hektarë.
“Thuajse çdo vit në këtë periudhë është djegur, kur vjen vjeshta. Njerëz të papërgjegjshëm i vënë shkrepsën, se aty s’ka interes për ta djegur, e bëjnë kot. Sipërfaqja e djegur është 30-49 hektarë. Ndikimi negativ është i madh, të gjithë shpendët që kanë foletë aty janë djegur. Pelikani kaçurrel ka habitatin aty, ka dhe liska, rosa, me pakicë, por ka edhe peshk. Dëmi është i madh. Po të shikoni dhe në rrugë, të gjitha djegiet shkonin nëpër shtëpi, ndotën dhe ambientin. Zgjati një ditë të tërë, por erdhi zjarrfikësja e Bilishtit, zonat e mbrojtura dhe ne populli, por s’kishin çfarë t’i bënim, vetëm të shuhet vetvetiu.

Asnjë lloj përfitimi, ja e dogje, mirë është të mos digjet, se ka kallamishte që përdoren, por ua dogjën. Pelikani kaçurrel, ka rosa, liska dhe çafkat që i themi ne. Po t’i vësh re janë aty ku s’ka kallamishte. Peshku është krap, por në periudhën prill-maj, se tani s’ka ujë, ka ngelur si kanal, se ka rënë niveli i ujit”, theksoi Llomi.
Në sezonin veror të këtij viti, vendi ynë u përball me vatra të shumta zjarresh të shkaktuara nga temperaturat e larta, por edhe nga vetë qytetarët. Në shumë prej rasteve zjarret janë përdorur për rigjenerimin e kullotave, por që kanë dalë jashtë kontrollit e më pas situata është përkeqësuar. Zjarrvënia e qëllimshme, në Shqipëri është vepër penale. / CNA
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...