50-vjetori i Ansamblit "Skënderbeu"
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të shëndetit mendor vijon të mbetet problematike me një rritje të rasteve të kartelizimit të tyre pranë Qendrës së Shëndetit Mendor. Vitet e fundit, personat e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor janë bërë shpeshherë kontigjentë të veprave penale të rënda, ndërsa ka edhe persona, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht duke ndërmarrë akte të rënda si vetëvrasje.
Në këtë ditë, ajo që ka më shumë rëndësi për psikiatren Nikolina Bode është ndërgjegjësimi i personave që shfaqin probleme të shëndetit mendor, e më tepër i familjarëve e të afërmve të tyre që duhet të flasin pranë instancave për të marrë zgjidhje të problemit.
Për mjeken psikiatre, një depresion i patrajtuar është jetëkërcënues.
"Sot është një ditë e veçantë dhe ne duhet t’i mëshojmë kujdesit të personave, të njohim problemet që kemi, të njohim veten tonë, pa na mundur situata ne. Sëmundja është e përparuar kur ne na sjellin persona të tjerë për shërbim ose rastet janë të referuara, ose ne e njohim rastin tragjikisht. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse problemi zgjidhet. Një depresion i patrajtuar, sa i thjeshtë është, aq problem madhor dhe jetëkërcënues bëhet. Hapja e problemit është gjysma e zgjidhjes, kërkesa e ndihmës është shërim."

Në Qendrën e Shëndetit Mendor, në Korçë ka mjaft raste të vështira e problematike që lidhen me kontigjentë të veprave penale dhe me persona që konsumojnë lëndë narkotike. Ndonëse janë të konsideruara si raste të vështira, për mjeken psikiatre gjithmonë ka një zgjidhje dhe shpresë për këta persona.
"Raste të vështira, problematike, apo kontigjentë të veprave penale dhe raste të lëndëve narkotike janë në punën tonë të përditshme, por gjithmonë ka zgjidhje. Nëse problemi është sëmundja, ndihma e parë janë profesionistët për çdo pacient. Kontakti me ta është lehtësisht i zgjidhshëm, sot kemi shumë psikologë në sektorë e institucione dhe marrim orientimin edhe për profesionistët e tjerë nëse problemi do hallkë zgjidhjeje. Nëse problemi me forma dhune nuk lidhet me shëndetin mendor, por është vepër penale, është pjesë e sistemit ligjor."
Grupmoshat më të prekura nga sëmundje të shëndetit mendor krahas moshës aktive, janë bërë edhe moshat e reja dhe paraadoleshenca, si edhe moshat e treta në mbi 70 vjeç. Situata bëhet akoma më alarmante për përdoruesit e lëndëve narkotike, të cilët kanë prekur së fundmi edhe gjininë femërore, duke pasur shumë vajza që janë bërë konsumatore.

"Moshat më fraxhile të cilat do t’i diferencoja është ulja e moshës së re, moshat e vogla, edhe paraadoleshenca, që janë fëmijë të rritur me problematika sociale, kriza familjare dhe përjetojnë në fëmijëri të hershme simptoma ankthi, probleme të ushqyerjes, të humorit. Janë raste të hershme problematike, ndërsa është ulur edhe mosha e konsumimit të substancave të lëndëve narkotike duke prekur më shumë seksin femër. Ka më shumë femra sot konsumatore dhe moshë tjetër fraxhile është mosha e tretë pas të 70-ave ku problemi më i madh i tyre janë sëmundjet kronike dhe të qenit vetëm me të afërmit në emigracion."
Nga ana tjetër, mjekja Nikolina Bode bën të ditur se ka raste edhe të fëmijëve të vegjël, të cilët sillen për konsulta nga prindërit dhe kujdestarët e tyre. Në këto raste, janë vetë prindërit që duhet të identifikojnë problemin dhe të marrin hapat e tjerë për të parandaluar agravimin e gjendjes psikologjike të fëmijëve të tyre.
"Po, gjithmonë e më shumë po kontaktojmë fëmijë të sjellë nga prindër, persona kujdestarë, është forma më e mirë të identifikohet problemi sepse një fëmijë s'mund të kërkojë ndihmë vetë, duhet të ketë kujdes dhe lidhje të fortë me persona të tjerë. Më i vështirë është problemi kur sillet nga institucioni sepse kostoja e zgjidhjes është më e madhe."
Në Qendrën e Kujdesit të Shëndetit Mendor në Korçë janë kartelizuar rreth 3700 persona, një numër që konsiderohet i lartë krahasuar me vitet e tjera. Në këtë 10 Tetor nuk ka munguar thirrja e mjekëve për ndërgjegjësim të vetë personave që shfaqin simptoma si ankth, frikë, mungesë humori, por edhe e familjarëve dhe të afërmve që i vënë re këto simptoma te persona të caktuar./ CNA
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...