Festivali i Serenatave në Korçë/ Natë magjike!
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...

18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në edicionin e 13-të të Festivalit Kombëtar të Tipologjisë së Sazeve, organizuar në Leskovik dhe qytetin e Ersekës. Rreth 150 artistë kanë performuar valle të ndryshme popullore duke nxjerrë në pah traditën e veçantë të të gjitha zonave të vendit tonë, duke krijuar një atmosferë të bukur për publikun kolonjar.
Për tri net radhazi, grupet muzikore sollën në sheshet e Leskovikut dhe Ersekës ngjyrat e muzikës popullore përmes instrumenteve tradicionale të ruajtura në mënyrë autentike si trashëgimi e çmuar shpirtërore.
Për Niko Kotheren, drejtorin e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, ky festival në këtë edicion ka pjesëmarrje të madhe të të rinjve. Kotherja tregon se mundën ta çonin këtë festival në Leskovik që njihet si djepi i formimit të kësaj tipologjie folklorike, ndërsa krahas pjesëve të njohura, janë sjellë edhe krijime të reja.
"Në këtë edicion, që është i 13-ti, ka pjesëmarrje të madhe të të rinjve si instrumentistë, pjesë e formacionit të sazeve që interpretuan në këtë festival. Në këtë edicion morën pjesë 18 grupe, që interpretuan për tri net në sheshet kryesore të Leskovikut dhe Ersekës. Ne arritëm që festivalin ta çojmë në Leskovik, që është djepi i formimit të kësaj tipologjie të jashtëzakonshme të folklorit. Veç pjesëve të njohura, grupet sollën edhe krijime të reja, të mbështetura në tabanin popullor. Juria që do të vlerësojë grupet, përbëhet nga tri personalitete të shquara dhe të dashura për publikun."
Mjeshtri Fatos Qerimaj, pjesë e jurisë, vlerësoi kontributin e artistëve që kanë ruajtur dhe përcjellë ndër breza muzikën popullore. Qerimaj thotë se këta artistë kanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe i konsideron misionarë të ruajtjes së kësaj muzike.
"E gjithë kjo plejadë artistësh historikisht në mënyrë koherente kanë ruajtur mjaft bukur dhe mrekullueshëm traditën tonë. Këta artistë kanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë misionarë të ruajtjes së kësaj muzike. Ne kemi ndjekur 150 artistë dhe kemi parë si është ruajtur kjo traditë."
Pjesë e festivalit u bënë edhe artistët e rinj, të cilët po ndjekin dhe vazhdojnë misionin në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës popullore. Xhildo Sula është një prej tyre, i cili ka mësuar nga këta mjeshtra instrumentin e klarinetës, ndërsa thekson ndër të tjera se këto festivale duhet të afrojnë më shumë të rinj.
"Jam me fat që instrumentin e kam studiuar nga mjeshtrat e medhenj të klarinetës si Zhani Struga, Aleks Xhelili, Fatos Qerimi dhe jam rritur krah këtyre emrave të mëdhenj të instrumentit të klarinetës. Këto festivale patjetër që u bëjnë nder, por duhet të ketë një politikë më afruese nga organet kompetente për të sjellë sa më shumë të rinj. Mendoj që ka akoma më shumë për të sjellë."
Krahas pjesëve me instrumente, publiku përcolli me shumë emocion edhe vallet e sjella nga valltarët e vjetër dhe të rinj. Në performancën e tyre, grupi i valltarëve të Dumresë kanë shfaqur traditën e kësaj zone dhe të Elbasanit, ndërsa tregojnë se vallet duhet të trashëgohen brez pas brezi.
"Ne përfaqësojmë Dumrenë e prefekturës së Elbasanit, sjellim vallet e sabahut, hajdutshen e shumë të tjera. Kemi marrë pjesë me grupin tonë në festivalin e Gjirokastrës, por edhe në Bullgari dhe Poloni. Vallja duhet, na mungojnë trashëgimtarët. Ne mundohemi ta përcjellim vallen popullore brez pas brezi duke ua mësuar të rinjve."
Pas tri netëve të organizimit të Festivalit Kombëtar të Tipologjisë së Sazeve u ndanë çmime nga ana e jurisë, ku mes tyre, grupi i sazeve të Korçës u vlerësua me dy çmime, atë të "Kabasë më të mirë" dhe "Selim Leskoviku"./ CNA
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...