Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short Film Festival, me një program special në ceremoninë e hapjes së tij. Ky festival, tashmë një traditë për qytetin e Korçës, sjell për publikun 5 ditë të organizimit, ku do të shfaqen 45 filma të shkurtër nga 22 vende të ndryshme të botës. Në ditën e parë të festivalit u shfaqën dy filma të shkurtër me programin special "Films from Palestine", ku regjisorët palestinezë i kanë realizuar aq bukur, ndërsa këto filma janë prodhuar si bashkëfinancim mes Francës, Belgjikës, Polonisë e Palestinës.
Filmat janë të ndarë në katër kategori, kategoria e parë është ajo e filmave kombëtarë, duke vazhduar me kategorinë e filmave ndërkombëtarë, studentorë dhe dokumentarë. Ndërkohë, në 21 shtator, në orën 11:00, te kinema “Majestik”, do të shfaqet programi për fëmijë, i cili përbëhet nga 8 filma të shkurtër që janë të përshtatshëm për moshat 7-11 vjeç.

Gledis Bica, drejtori ekzekutiv i festivalit, tregon detaje rreth programit të këtij viti duke thënë se filmi kushtuar situatës në Palestinë, që bëri edhe hapjen e festivalit, vjen si një reflektim për vendet që ndodhen sot në situatë lufte.
"Këtë vit do të shfaqen 45 filma që vijnë nga 22 vende të botës. Mes tyre janë edhe 5 filma shqiptarë, nga kineastë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Filmat u përkasin katër kategorive: ndërkombëtare, kombëtare, studentore dhe dokumentare, si dhe filma për fëmijë. Festivali do të zgjasë pesë net dhe është hapur me një film të dedikuar situatës në Palestinë. Ky film vjen si reflektim për vendet që sot ndodhen në situatë lufte. Filmat janë prodhime të regjisorëve palestinezë dhe janë krijuar në bashkëpunim me artistë nga Polonia dhe Belgjika", deklaroi Gledis Bica.
Në këtë edicion, risi është tematika e lirë, ku ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit festivali nuk ka kufizime. Disa nga tematikat e përzgjedhura nga regjisorët janë kushtuar emigracionit, zhvendosjes së popullsisë, varfërisë dhe problemet sociale.

"Sa i takon tematikës, festivali nuk ka kufizime, por këtë edicion kemi filma që trajtojnë emigracionin, zhvendosjet e popullsisë për shkak të luftës, varfërisë dhe problemeve sociale. Filmat e shkurtër zakonisht shfaqen vetëm në festivale dhe paraqesin një ndërthurje mes kineastëve të njohur dhe artistëve të rinj. Madje, edhe regjisorët e njohur shpesh eksperimentojnë me filmin e shkurtër", u shpreh ai
Për anëtaren e juristë, Anxhela Çikopana, ky edicion do të jetë mjaft i veçantë. Ajo që juria veçon si prurje interesante është pikërisht filmi për Palestinën, ndërsa publiku ka mundësinë që nëpërmjet filmave të shkurtër të kuptojë më shpejt thelbin e historisë.

"Çdo edicion sjell filma të rinj. Në këtë edicion do të veçoja si prurje interesante filmin për Palestinën, i cili trajton një problematikë që na vjen përmes filmit. Edhe pse publiku nuk është shumë i njohur me zhanrin e filmit të shkurtër, nga këto filma mund të kuptohet më shpejt thelbi i historisë, kanë ritëm dhe nuk të lodhin", tha Anxhela Çikopana.
KO:SH Festival do të zgjatë edhe për katër ditë të tjera në Korçë, me program mjaft të veçantë dhe me realizime shumë të bukura të regjisorëve shqiptarë e të huaj. Publiku korçar do të ndjekë 45 filma të shkurtër, me një shumëllojshmëri tematikash, ndërsa edhe fëmijët do të kenë një ditë kushtuar moshës 7-11 vjeç, me mundësinë për të parë 8 filma. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e shtunë, në datë 21 shtator, pranë kinemasë “Majestik”./ CNA TV
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...