"Vera Kulturore Maqedonase", festivali që bashkon komunitetet në Prespë
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij, aty ku çdo artist gjen vetveten por edhe shpreh atë që ndjen. Qyteti i Pogradecit ka fatin të ketë shumë figura të njohura që jetën i'a kanë kushtuar artit, e më konkretisht pikturës. Një ndër ta është Qemal Guri, i cili prej më shumë se 35 vitesh, ushtron pasionin e tij në pikturë. Qemalin e njohin të gjithë në qytet, si një njeri i thjeshtë, personazh i dashur, por edhe një artist me shumë vlera.
Për të, piktura është e gjithë jeta, e gjithë bota e tij shpirtërore që e largon nga realiteti dhe i jep ndjesi të papërshkrueshme në fjalë. Në momentin që ai pikturon, harron çdo problem të përditshmërisë së tij, del nga realiteti dhe fokusohet në ngjyrat që hedh në telajo. Talentin e Qemalit që në fëmijëri e pikasi mësuesja e tij e gjuhës ruse, duke i'a sugjeruar që të vazhdonte studimet në këtë fushë për të mos hequr dorë kurrë nga ky pasion që është gjithë jeta e tij.
CNA TV sjell për shikuesit këtë personazh të veçantë që ka treguar shumë për fillimet e këtij pasioni, ecurinë e tij gjatë këtyre viteve dhe kënaqësinë që i kanë dhënë njerëzit kur kanë parë punimet e tij.

"Unë e kam nisur pikturën që në fëmijëri, vizatoja, shkarravisja nëpër libra e fletore, deri sa një ditë të bukur, mësuesja ime që jepte gjuhën ruse, u interesua për mua dhe kalova në shkollë për pikturë. Atje mori rrugë jeta ime drejt artit, ku mësova për pikturë, ku mora dhe atë kulturën e duhur për artin dhe vazhdoj akoma të pikturoj. Jeta ime është art, pikturë."
Piktori sot është në të 60-tat, ku 40 vite të jetës ia ka kushtuar pasionit dhe dashurisë së tij për pikturën. Talentin e tij, Qemali e lëvron në të gjitha gjinitë, duke nisur me vizatimet me laps, portretet, akuarelin por në veçanti peizazhin. Çasti dhe momenti është ajo çka ai hedh në telajo, bashkë me ndjesinë që ky çast i përcjell. Qemali thotë se edhe dimrin që është i ftohtë, përmes ngjyrave, ai e bën të ngrohtë për sytë e artdashësve.

"Unë jam thuajse 60 vjeç, kam 35-40 vite pa rreshtur që pikturoj dhe jam shumë i kënaqur nga puna që bëj. Unë i lëvroj të gjitha gjinitë, edhe peizazhin, edhe natyrën e qetë, edhe portretin, sidomos vizatime me laps që për fat të keq nuk kam këtu me vete, dhe akuarelin. Më tepër më pëlqen peizazhi, jo se është më i thjeshtë për t'u pikturuar, por ngaqë qyteti ynë është i bukur dhe ka shumë bukuri të rralla. Të tërheqin këto bukuri, sidomos ka çaste shumë të bukura dhe mua më pëlqejnë këto çastet kur i kap. Në një ekspozitë timen personale, të parën, e kam titulluar 'Çast', sepse më pëlqen të pikturoj çastin, kur bie shi, kur perëndon, kur është ditë me mjegull. Edhe dimri, sado që është i ftohtë, unë e bëj të ngrohtë."
Ndonëse me probleme shëndetësore, pasioni e dashuria për pikturën nuk e ka ndalur asnjëherë artistin të vazhdojë punën e tij.
"Në momentin që unë pikturoj jam në një tjetër botë, jo në jetën reale, mendoj çfarë do të shtoj, luaj me ngjyrat se ato dalin nga shpirti dhe është moment shumë i bukur kur pikturoj. Edhe pse smë lejohet të pikturoj shumë se kam probleme shëndetësore me sytë, por megjithatë vazhdoj."

Qindra punë të ndryshme janë në koleksionin shumëvjeçar të Qemal Gurit, ku pjesa më e madhe e tyre janë tashmë në duart e qytetarëve të cilët e duan pikturën. Por, artisti veçon një pikturë që e ka më përzemër dhe e mban në shtëpinë e tij si gjënë më të shtrenjtë.
"Kam një që e veçoj, ajo është në shtëpi, piktura e babait tim me të cilën kam marrë çmim të parë me talentet e reja në 1987 në Durrës. Është çast meditim, me të vërtet shumë e bukur. Kam dhe piktura të tjera shumë të bukura."
Plot 3 ekspozita janë çelur nga piktori, me rreth 300 punë të tij, ndërsa dëshira është e madhe për të çelur edhe një ekspozitë tjetër ndonëse pati një shkëputje disa mujore duke u larguar drejt Amerikës, por sërish u rikthye në qytetin e Pogradecit për të vazhduar punën për ta bërë realitet ekspozitën e katërt.

"Kam çelur tre ekspozita personale, të parën me 90 punë, të dytën me 75 punë në Tushemisht e të tretën me 120 punë. Mendoj të çel dhe një ekspozitë tjetër por më duhet të punoj. Kam patur pak një shkëputje pasi shkova drejt Amerikës për 3 muaj dhe këtë vit nuk çela dot ekspozitë. Mbase vitin që vjen, bëj edhe disa punë ashtu siç dua unë, them ta çel."
Qemal Gurin e gjejmë çdo fundjavë në hyrje të fshatit Tushemisht, aty ku vendos dhjetra piktura të tij për qytetarët dhe vizitorët e Pogradecit. Piktori tregon se blerësit më të shumtë janë nga Shqipëria por ka edhe të huaj që i preferojnë peizazhet e portretet që ai shfaq në kangjëlla. Kënaqësia më e madhe për Qemalin janë pikërisht ata të rinj, të cilët e përgëzojnë për punën e mrekullueshme të hedhur në telajo. Pikërisht këtë të rinj ja mbushin zemrën plot me fjalët e bukura që i shprehin, megjithëse janë të pakët në numër.

"Unë këtu dal çdo të shtunë e të dielë, në periudhën e verës dal edhe te lulishtja e qytetit. Pikturat e mia janë shitur kudo, edhe jashtë vendit edhe në Shqipëri. Blerësit më shumë janë shqiptarë. Më pëlqen shumë fakti që shqiptarët e pëlqejnë artin ose dinë të arredojnë shtëpinë me punime dore si piktura. Por, edhe të huajt blejnë, jo në nivelin e duhur por blejnë. Kam shumë miq, të cilët kanë blerë shumë piktura dhe kemi ngelur miq. Nuk është ndonjë gëzim shumë i madh që i blejnë sa është fakti që sidomos të rinj vijnë i shohin, më thonë 'Të lumshin duart' dhe largohen. Kjo sepse të rinjtë janë më të pakët që interesohen për artin."
Për qytetin e Pogradecit, Qemal Guri është shembulli më i mirë i një artisti që pavarësisht gjendjes shëndetësore, nuk heq dorë nga pasioni i madh për pikturën. Me një karrierë thuajse 40 vjeçare, ky pasion edhe sot e kësaj dite zhvillohet edhe më tepër, për të sjellë në jetë objekte të ndryshme, momente e çaste të veçanta, si edhe peizazhe të mrekullueshme të natyrës që të fal ky qytet. Qemal Gurin çdo të shtunë e të diel e gjeni pranë fshatit turistik të Tushemishtit, duke pikturuar e duke pritur qytetarë e vizitorë për të parë e vlerësuar punët e tij fantastike./ CNA
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...