Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthodoksë në fshatin Hoçisht të Devollit, një festë që sjell bekime e harmoni jo vetëm te banorët e fshatit por edhe më gjerë. Kjo ditë është quajtur "Dita e Satrivaçit", ndërsa fshati kthehet në një pelegrinazh jo vetëm nga besimtarët orthodoksë, por edhe nga ata myslimanë, çka tregon edhe bashkëjetesën fetare në Hoçisht.
Një festë me një organizim shumë të veçantë, nën kujdesin e Bashkisë Devoll, dhe vetë banorëve të Hoçishtit të cilët prej mbrëmjes së djeshme kanë hapur dyert për të gjithë vizitorët. Kjo festë i kushtohet dy shenjëtorëve, Shën Kozmait dhe Shën Damianit, të cilët kanë bërë shumë për njerëzimin. Duke qenë të dy studiues të mjekësisë, ata kanë bërë mrekulli duke shëruar njerëz të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, fakte këto që kanë dalë në dritë gjatë historisë.

Atë Viktor Konomi tregon për CNA TV rëndësinë e kësaj feste për besimtarët orthodoksë, duke nxjerrë në pah edhe një histori të ndodhur ditën e djeshme me një besimtare. Ndër të tjera, ai uron të gjithë besimtarët e më gjerë, për shëndet e paqe në familjet e tyre, pas bekimit të marrë pranë kishës së fshatit Hoçisht.
"Jemi mbledhur këtu në kishën e Shën Anargjendëve, Kozma dhe Damian, dy shenjtorë dhe doktorë të cilët i kanë shërbyer njerëzimit duke bërë mrekulli të cilat i kanë shëruar njerëzit. Madje, nuk jam vonë për të thënë se mbrëmë takova një grua këtu dhe më tha: 'Papa Viktor, unë nuk ecja dot, erdha ndenja 30 min dhe tani po eci bashkë me ty'. Këta shenjëtorë të mëdhenj, të cilët kanë studiuar për mjekësi, shëronin me besimin te zoti. Bënin mrekulli që të tjerët nuk i arrijnë dot. Kjo ditë është mjaft e shënuar për kishën orthodokse e për të gjithë besimtarët që vijnë e marrin bekimin e Kozmait dhe Damianit. Duke uruar të gjithë pelegrinët, uroj të kenë shëndet, dashuri, paqe me familjet e tyre dhe të marrin bekimin nga dy shenjëtorët e mëdhenj të kishës tonë. Gëzuar për shumë vjet!"

Besimtarët orthodoksë e kanë pritur me shumë kënaqësi këtë festë, duke shprehur rëndësinë e madhe që kjo ditë ka për të gjithë. Gjatë kësaj dite, besimtarë ortodoksë por edhe ata myslimanë, bëhen bashkë për të festuar me njëri tjetrin, duke treguar bashkëjetesën fetare që ekziston në këtë fshat. Nuk ka munguar as urimi i besimtarëve për shëndet dhe të mira në çdo familje shqiptare.
"Kjo simbolizon festën e Shën Kozmait dhe Shën Damjanit, të konsideruar si shenjtorë dhe doktorë të mjekësisë, veçanërisht të syve. Sipas të dhënave historike mendohet të jenë 200-300 vjet më parë. Gëzuar të gjithëve, ta kalojnë sa më mirë, të kenë shëndet dhe gjithë të mirat në familjet e tyre."

"Kjo festë është shumë e rëndësishme se bashkohen të dy krahët e besimtarëve, ortodoksë e myslimanë. Kemi një bashkëjetesë të përhershme. E festojmë bashkë, të ulur në tavolina, me këngë. Vijnë, kush ka dëshirë dhe e di që festohet, vijnë dhe flenë një natë përpara këtu. Të kemi festa gjithmonë, të kemi dashuri e harmoni, ky është urimi im."
"Dita e Satrivaçit" është festa më e madhe dhe më e rëndësishme e fshatit Hoçisht në bashkinë e Devollit, ku besimtarët dhe vizitorët kalojnë ditën me njëri tjetrin, me gatime tradicionale e me muzikën popullore të zonës. Të gjithë luten për shërim e paqe shpirtërore duke marrë bekimin nga kisha e Shën Anargjendëve, në nder e kujtim të dy shenjëtorëve, Shën Kozmait e Shën Damianit./ CNA TV
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...