Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë festive. Motoristë gjermanë e shqiptarë u bashkuan në pedonalen e qytetit me performancën e tyre duke treguar sërish miqësinë që ata kanë prej më tepër se 2 vitesh tashmë. Në aktivitetin festiv ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, i cili prej paradites së djeshme, ka vizituar Bashkinë e Pogradecit, njësinë administrative Buçimas e ka vazhduar vizitën e tij edhe në vende të tjera të bukura në qytet. 9 kamionë me ndihma janë sjellë nga shoqata e motoristëve gjermanë për t’u shpërndarë në zonën e Mokrrës, në shkollat, kopshtet dhe qendrat ambulatore të fshatrave të thella.
Juliana Dita është ajo që bëri të mundur lidhjen e kësaj shoqate për shkak se prej vitesh ajo punon në Gjermani, duke dashur që qyteti i radhës për bamirësi të jetë qyteti i saj, Pogradeci.

Dita tregon se si ra në kontakt me gjermanët e më pas si u realizua ideja në vitin 2022 për herë të parë.
"Në radhë të parë ju falënderoj për intervistën dhe siç e kam theksuar edhe para dy vitesh, kjo shoqatë është mysafire në restorantin ku unë drejtoj dhe menaxhoj me pronar Valdet Ramën në Gjermani dhe gjatë bisedës i kam pyetur për misionin që bënin. Më treguan që ndihmojnë vendet e Ballkanit duke çuar pajisje për spitale, për shkolla e kopshte dhe sigurisht më lindi ideja për të ndihmuar qytetin tim Pogradecin. Këtë nismë ne e finalizuam në vitin 2022 dhe rrallë ndodh që këta të shkojnë dy herë për një kohë kaq të shkurtër në të njëjtin vend."
Më tej Juliana shton se dy nga mësuesit e zonës së Mokrrës e kanë kontaktuar duke i treguar gjendjen e shkollave në këtë zonë, pikërisht këtu Juliana vendosi ta bisedonte sërish me shoqatën e motoristëve për të sjellë sërish ndihma në Pogradec.

"Duke parë situatën në disa fshatra dhe në disa shkolla të fshatrave, këtu dua të falënderoj dy mësues shkolle, Mikael Ymeraj dhe Eftinoj Jakupi, të cilët më kanë ndaluar një ditë në rrugë dhe më thanë: ‘Juliana, ne kemi nevojë për pajisje për shkollat tona, për banka e karrige.’ M’i çuan me foto dhe unë e bisedova përsëri me shoqatën, me kryetarin e saj dhe u votua nëse do t’i sillnin përsëri ndihmat në Pogradec. Me shumicë votash u votua që të silleshin përsëri këtu. Janë 9 kamionë që kanë ardhur me pajisje për shkolla, kopshte, për invalidët dhe shumë të tjera. Pjesën më të madhe kemi dëshirë që ta shpërndajmë në Mokërr, në fshatrat e thella, por edhe në qytet gjithashtu."
Hannes Nielsen është një prej motoristëve, pjesë e shoqatës, i cili shoqëroi bashkë me miqtë e tij kamionët prej Gjermanisë drejt Pogradecit. Ai tregon se qyteti i Pogradecit i ka pëlqyer shumë, ndonëse hera e parë që e viziton, por fjalët e mira të thëna nga miqtë e tij e kanë bërë që të vijë me entuziazëm në këtë qytet. Nielsen tregon ndihmat e sjella këtë herë në Pogradec, ndërsa premton se do të kthehen edhe herë tjetër në ndihmë të qytetit.

"Më pëlqen shumë Pogradeci. Për mua është hera e parë këtu, por kam dëgjuar fjalë shumë të mira dhe ja ku jam. Më pëlqen dhe i kaloi pritshmëritë e mia. Kësaj radhe kemi sjellë më së shumti materiale për shkolla dhe kopshte, për të vegjlit, të cilët janë e ardhmja e vendit. Po ashtu, edhe disa gjëra për të moshuarit në mënyrë që të kujdesemi për ta. Jemi gjithmonë të lumtur për faktin që ndihmojmë, çdokush prej nesh ka dëshirën e madhe për të ndihmuar e për të qenë bujarë. Jemi shumë të lumtur që këtë gjë po e bëjmë në Pogradec, kemi miq, njohim njerëz për të ardhur këtu përsëri, si edhe për të vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë tonë. Me shumë mundësi po, kjo është hera e dytë që vijmë dhe s'ka arsye përse të mos vijmë për herë të tretë apo të katërt. Më pëlqen shumë këtu, njerëzit janë shumë të këndshëm e miqësorë, kemi marrë një mikpritje të ngrohtë nga Dritani dhe të tjerët në qytet, nga policia dhe njerëzit në hotel. Me të vërtetë që është shumë këndshëm këtu dhe shumë bukur."
Vetëm pak ditë me parë, në CNA TV trajtuam ekskluzivisht detaje nga organizimi, ku mes një interviste, kryetari i shoqatës së motoristëve të Pogradecit, Dritan Hoxha, tregoi shumë mbi këtë aktivitet.
Edhe në intervistën e radhës, Hoxha shprehet mjaft i entuziazmuar për këto lloj aktivitetesh që hedhin poshtë mitin e krijuar se në Pogradec ka vetëm të moshuar.
"Koha nuk po na ndihmon edhe shumë, por paradën do ta bëjmë, do të bëjmë edhe një spektakël me motorë, i kemi përgatitur disa çuna për këtë. Mendoj edhe vetë të marr pjesë, nuk e di sa i zoti do të jem për shkak të aksidentit që sapo kalova kështu që mendojmë se do ta zbukurojmë festën. Janë 10 motoristë që kanë ardhur me motorë nga Gjermania në Shqipëri që shoqëruan kamionët. Pogradeci nuk është qytet pleqsh, nuk e di pse na kanë etiketuar në këtë formë, ndërkohë që në Pogradec kanë ardhur këngëtarët më të famshëm në Shqipëri e në Ballkan. Kanë performuar qoftë këtu, qoftë në operatorë të tjerë turistikë. Pogradeci gjatë gjithë verës ka superspektakle, s'them vetëm me motorë sepse ne kemi edhe spektakle me windsurf në liqen, motocross. Patjetër që ka të rinj në Pogradec, nëse doni ta shikoni këtë, ju mirëpres ta shikoni pas pak."

Parada e rreth 45 motoristëve dhe performanca e tyre u zhvillua në pedonalen e qytetit të Pogradecit, e më pas të gjithë të pranishmit u zhvendosën drejt Sherlock Irish Pub për të shijuar mbrëmjen me Urban Band, DJ Erioni dhe DJ Genti. Pogradeci edhe këtë sezon turistik pritet të ketë aktivitete të shumta që do të afrojnë në zonë shumë turistë vendas e të huaj./ CNA TV
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...