“As e vogël, as e madhe"/ Bujtina më e veçantë në qytetin e Ersekës
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...

Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrinovimin e kontratës për një pjesë të instrumentistëve të Orkestrës së Harqeve të Korçës.
Sipas tij, artistët kanë kërkuar rritjen e pagesës në fund të vitit të kaluar duke refuzuar edhe përfshirjen në Orkestrën Simfonike deri në marrjen e një përgjigjeje, ndërsa në fillimin e këtij viti kontratat e gjysmës së tyre nuk janë rinovuar.
Nga 18 anëtarë të Orkestrës së Harqeve në Korçë, 9 prej tyre nuk janë më pjesë e këtij formacioni. Drejtuesi i Orkestrës, Kostika Tanto, thotë se për këtë vit për 9 prej tyre nuk u rinovua kontrata.
“Arsyeja e daljes para jush është se një pjesë e Orkestrës së Harqeve që unë kam drejtuar prej 8 vitesh, është lënë jashtë kontratës së vitit 2024. Pse jemi lënë jashtë këtij informacioni? Po bëj një kronologji shumë të shkurtër, në nëntor i kemi dërguar një letër bashkisë për një kërkesë page dhe sot që flasim nuk kemi akoma përgjigje. Në dhjetor na thërrasin që të jemi pjesëtarë të një formacioni të ri si Orkestër Simfonike dhe ne nuk pranuam, pasi kërkesat tona nuk kishin marrë përgjigje. Gjë që bëri të largoheshin të gjithë.

Në janar disa shkojnë në këtë orkestër, kurse 9 veta nga Orkestra e Harqeve nuk shkojnë akoma. Ne kërkojmë një zbardhje të kësaj kontrate se kemi sinjalizime shumë të forta se mbi gjysma e Orkestrës së Harqeve është bërë me orkestrantë që punojnë në Radio Televizion në Tiranë. Është fyerje për ne korçarët që të mos marrim pjesë ne, dhe marrin pjesë ata. Sa për veten time, në pozicionin tim jam krejt i paqartë, edhe pse këtë formacion e drejtoja prej 8 vitesh, dhe dirigjent i orkestrës me sa kam marrë vesh është një rezident që banon Lamia.
Orkestra ka 18 anëtarë, dhe 9 prej tyre janë jashtë. Këta të 9 janë me shkollë të lartë. Kemi kërkuar sqarime dhe nuk na janë dhënë, kërkuam listën e Orkestrës së Harqeve dhe nuk na e japin. Pagesa e parë është bërë. Pagesa jonë ka qenë 60 mijë lekë, tani është bërë 68 mijë lekë, pra është rritur 8 mijë lekë të vjetër. Ne jemi të pakënaqur me shpërblimin, dhe i kërkuam bashkisë të shpërblehemi si ‘motrat’ tona, Elbasani, Durrësi dhe Shkodra. Kjo gjë nuk është pranuar, atëherë ne filluam e u larguam dhe këta duan formacion të ri për Orkestrën Simfonike. Kushtet e Korçës nuk besoj se e bëjnë një Orkestër Simfonike. Është si një ekip futbolli me 11 lojtarë, dhe të ngelen 6 lojtarë. Mungojnë instrumentet.

Kontrata ka qenë që të gjithë duhet të bëjnë 8 prova në muaj për të marrë asistencën e pagës, Tirana do vijë 8 herë në muaj në Korçë për prova? Erzeni do vijë nga Lamia në Korçë për të bërë 8 herë prova në muaj? Ka paqartësi, ka mjegull brenda. Sigurisht që jemi të gatshëm të rikthehemi sepse atë zanat kemi. Mosvajtja në Orkestrën Simfonike është si rezultat i mosplotësimit të kërkesave tona. Kërkuam pranë bashkisë të na shtohej paga dhe nuk na përfillën fare. Është lajm i mirë për Korçën, por jo me mercenarë, sepse nuk bëhet Orkestra Simfonike me forcat që ka Korça. Duhen instrumente, unë s’dua t’i them tani çfarë po mungojnë”, deklaroi Tanto.
Në një reagim, Qendra e Artit e Kulturës në Korçë ka thirrur te gjitha forcat artistike për të qenë pjesë e festimeve të inaugurimit të këtij institucioni dhe 100-vjetorit të Orkestrës Simfonike. Sipas drejtuesve të Qendrës, ky vit do të jetë viti i ringritjes së Orkestrës Simfonike të Korçës me rikthimin e dirigjentit Ilir Erzeni dhe 44 instrumentistëve që tashmë kanë nisur punën./ CNA
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...