46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijëri e deri më sot që është 74 vjeç.
Sotiraq Kuqali është një nga piktorët më të njohur korçarë, e njihet më së shumti për peizazhet fantastike që ai hedh në telajo.
Me qindra piktura të realizuara ndër vite, dhe aq të pëlqyera nga artdashësit. CNA TV sjell për shikuesit profilin e Kuqalit, i cili ka treguar me shumë kënaqësi, jetën e tij dhe lidhjen shpirtërore që ka me pikturën.
"Pikturën e kam filluar që fëmijë i vogël në shtëpinë e Pionerit. Pas shtëpisë së Pionerit vazhdova Liceun Artistik, dhe pas tij vazhdova krijimtarinë time në vite. Piktura është bërë pjesë e pandarë e vetes sime. Pa pikturë s'mund të jetosh dot, jo se ke të ardhura materiale, por se është diçka shpirtërore, diçka që të mban gjallë. Unë zakonisht kam punuar më tepër peizazhe, edhe natyra të qeta, ndonjë portret, por më tepër kam pikturuar peizazhe, nga Korça, rrethinat e Korçes, Devollit, nga zona e Pogradecit. Jam shtrirë në këto pellgje.

Interesante bëhet eksperienca e piktorit jashtë Shqipërisë. Jo vetëm në vendet fqinje si Greqia, por edhe shumë larg saj, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sërë ekspozitash të çelura me punë të bëra aq me mjeshtëri nga piktori.
"Gjithashtu kam punuar edhe jashtë shtetit, në Amerikë, atje ku rri vajza ime, kam bërë disa ekspozita atje. Po ashtu në Greqi, kemi pasur një aktivitet me Muzeun Mesjetar dhe atje punuam rreth 6 vite. Eksperienca ka qenë pozitive, në Greqi takuam piktorë të huaj, pamë ekspozita të ndryshme, por pak a shumë edhe në Amerikë ashtu ishte. Ne kemi bërë një shkollë profesionale të mjaftueshme e të plotë, me profesorët tanë të cilët kishin studiuar nëpër Evropë dhe botë, që nga Italia, Franca, Rusia."
Dy janë teknikat që piktori korçar ka zgjedhur për punët e tij, ajo e akuarelit dhe akrelikut, të dyja shumë të dashura nga Kuqali.
"Peizazhin e punoj në dy teknika, atë të akuarelit dhe të akrelikut. Akreliku është pikturë që dhe mund të korrigjohet, ndërsa akuareli është teknikë ku hidhet prima dhe po u prek për herë të dytë duhet ta heqësh nga loja. Të dyja i kam të preferuara si teknika.

Kam peizazhe të ndryshme që janë të arrira, por një pjesë të mirë të punëve të mia i kam dërguar te vajza në Amerikë. Këtu kam peizazhe të ndryshme nga Korça e rrethinat e saj".
Të gjitha stinët e vitit kanë të veçantën e saj sipas piktorit, kushtet atmosferike ndikojnë në profesionin e tij, megjithatë ai nuk është ndalur gjithë këto vite. E vështirë për Kuqalin mbetet situata sa u përket vizitorëve, pasi sipas tij janë reduktuar ndjeshëm, si në blerje, por edhe thjesht për t'i parë punët e tij.
"Kur nisesh për të pikturuar, duhet ta kesh me patjetër një pikësynim se ku do të shkosh dhe çfarë do pikturosh. Një dimër, vjeshtë, pranverë, zonë malore, fushore apo bregdetare, pra duhet ta piketosh e më pas ta zgjedhësh vendin. Kushtet atmosferike kanë ndikuar, dimri është shumë i vështirë sepse është i ftohtë, ndërsa vjeshta e pranvera janë më të qeta e më të ngrohta. Sa i përket verës, nuk preferohet shumë sepse koloriti është i tejngopur me ngjyrën jeshile.
Vijnë në studio edhe blerës, edhe miqtë e mi herë pas here, por blerësit janë reduktuar e nuk afrohen shumë. Kurse miqtë e mi vijnë e shohin çfarë kam bërë, duke këmbyer edhe ide e mendime. Turistë nuk ka shumë, më tepër vijnë nga Tirana që janë të predispozuar për të parë ose blerë diçka. Para shumë vitesh vinin nëpërmjet miqve të mi, flas për pjesën e fushave të artit, jo njerëz të zakonshëm."

Sotiraq Kuqali thekson rëndësinë shpirtërore që ka një pikturë, ndërsa ngre edhe shqetësimin ndër vite të mungesës së një galerie, që pritet të ndërtohet së shpejti në Korçë. E kjo normalisht do të sjellë edhe lëvizjen e piktorëve korçarë duke sjellë ekspozita të reja në qytet.
"Piktura për ata njerëz që janë nuk ka humbur, sepse vazhdojnë punojnë siç punoj unë. Është Roland Karanxha, djemtë e Muzeut, Proko dhe Kallço, ka edhe shkolla e pikturës profesorët që merren me pikturë. Pak a shumë diçka lëviz. Kjo periudhë ka qenë periudhë e vdekur në fakt, sepse s'ka pasur vend ekspozimi. Tani po bëhet galeria e arteve tek ish-prefektura, dhe është një gjë pozitive që do hyjnë e do dalin njerëz, do shikojnë dhe kulturën korçare, se janë vepra të kollozëve të Mios, Vangjush Tushit, dhe duke pasur një sallë ekspozite do të ketë edhe lëvizje, se kur nuk ke ku të ekspozosh mbetesh në vend. Të rinjtë, ata që e kanë me pasion dhe e dashurojnë pikturën, duhet të punojnë, por duhet ta dinë që piktura nuk është për arritje ekonomike, por është gjë shpirtërore."
Piktori korçar prej vitesh ka studion e tij modeste në qytetin e Korçës, ku kalon pjesën më të madhe të kohës, duke qenë edhe pensionist, sërish nuk lë pas pasionin e tij për peizazhet. Për të gjithë artdashësit që kanë interes për të parë punimet e bukura të Kuqalit, studioja e tij ndodhet në rrugën "1 Maji", në pallatin nr 4. Ndërsa ne ju vendosim në dispozicion edhe numrin e kontaktit: 0696480693./ CNA TV
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...