Furra e bukës "Pojanaku" në Pogradec, më e njohura në qytet
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...

Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëmjen e djeshme u organizua eventi i ndezjes së dritave për dhjetorin festiv. Muaji që pritet me padurim jo vetëm nga korçarët, por edhe vizitorët që në çdo moment pushimi, zgjedhin juglindjen për të kaluar disa ditë me familjen dhe shoqërinë.
Atmosfera e ngrohtë, dritat shumëngjyrëshe në çdo bulevard kryesor, në sheshin para Katedrales, në pedonalen e qytetit si edhe dekori në pazarin e vjetër, ka bërë që të ketë vërshim të turistëve gjatë kësaj të shtune. Ata kanë treguar për CNA TV ndjesinë që marrin nga kjo atmosferë dhe nga Korça e bukur, duke premtuar se do të rikthehen sërish.
"Atmosfera e shkëlqyer, e mrekullueshme, me shumë drita e shumë njerëz. Ky është vetëm fillimi me aq sa kuptoj unë. Do doja të isha pjesë e aktiviteteve, por shumë shpejt më duhet të largohem. Kam ardhur vetëm për një kohë të shkurtër e më duhet të kthehem në Chicago. Jam lindur e rritur në Korçë, shumë njerëz që i kam pasur nuk i kam, njerëzit janë larguar por qyteti mbetet ai që është."

"Unë vij nga Tirana. Atmosfera shumë e bukur dhe shumë e gëzuar. Tirana ka bukurinë e vet, dhe Korça të sajën. Jam shumë e kënaqur. Nesër mbrëma do të largohem. Gëzuar gjithë shqiptarëve 2024 për shumë vjet."
"Ne jemi nga Tirana. Kemi ardhur sot me pushime 2 ditë por u kënaqëm. Qenka shumë bukur. Jemi kënaqur nga ambienti e mikpritja."
"Jetoj në Verona, Korça është si Verona, shumë e bukur, më pëlqen. Hera e parë që vij, por nëse më jepet rasti do vij prapë. Ju përshëndesim, pushime të mbara, dhe gëzuar."
Edhe korçarët kanë treguar me shumë kënaqësi atmosferën, që e gjejnë çdo vit e më mirë në qytetin e bukur të Korçës.

"Drita të bukura, njerëz shumë të gëzuar. Jemi vendalinj nga Korça. Këtë vit më duket shumë bukur, edhe vitet e tjera ka qenë bukur, por sot më duket akoma më e bukur."
"Jemi nga Korça. Atmosferë shumë e bukur, na kënaqet zemra, edhe për ne korçarët por edhe për ata që na vizitojnë. Ne turistët i mirëpresim e duam që të vijnë sa më shumë."
Të lumtur për ndezjen e dritave kanë qenë edhe fëmijët, të cilët kanë uruar për festa të gëzuara e të mbara për të gjithë.
Në fjalën e tij për mediat, kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka treguar rreth organizimit të këtij eventi.

"Përveç atmosferës që krijohet nga zbukurimet e fundvitit do te kemi dhe një kalendar të ngjeshur me aktivitete artistike e kulturore në teatër, në Pazarin e Vjetër, pra Korça do të kthehet në epiqendrën e festimit të festave të fundvitit. Kemi disa ndryshime në elemente të dekorit, në Pazarin e Vjetër është një dekor fantastik dhe aty do të zhvillohen edhe një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve artistike kulturore."
Qyteti i Korçës ka qenë dhe do të mbetet destinacioni kryesor që zgjedhin turistët për të kaluar festat e fundvitit. Prej muajit nëntor janë prenotuar të gjitha hotelet e bujtinat në këtë qytet, çka tregon interes shumë të lartë për të shijuar atë çka ofron Korça./ CNA TV
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...