Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një protestë nga shoqëria civile, kundër rritjes së tarifave. Më konkretisht, arsyet e reagimit të qytetarëve pogradecarë kanë të bëjnë me tarifën e ujit dhe atë të bizneseve që operojnë në këtë qytet.
Sipas protestuesve, ata nuk janë thirrur në asnjë dëgjesë publike për të dhënë mendimin e tyre, ndërsa shprehen se këto rritje tarifash prekin banorët e Pogradecit, por edhe bizneset të cilat kanë zhvilluar aktivitetin e tyre më tepër gjatë sezonit të verës, ndërsa muajt e tjerë të vitit duket se situata vështirësohet.
"Protestën po e organizojmë për projektvendimet që ka sjellë bashkia e Pogradecit për këshillin bashkiak për rritjen e taksave dhe tarifave për biznesin e madh dhe për qytetarët. Kemi reaguar dhe jemi kundër këtyre rritjeve për shkak se biznesi nuk është në një klimë të favorshme sidomos në periudhën e dimrit në Pogradec. Ndaj kemi dalë të shprehemi kundër rritjes, dhe lajmi mirë është që bashkia ka filluar të reflektojë duke anulluar rritjen e ujit, dhe e ka kthyer për konsultim publik. Ne si qytetarë kërkojmë që këto taksa të anullohen e mos të ketë rritje për to. Bëhet fjalë për tarifat e pastrimit, janë shumë të larta, nga 20%, 40% dhe 100% për bizneset dhe këto tarifa nuk rezultojnë të jenë në asnjë qytet tjetër përveç Pogradecit."
"Më vjen shumë keq që tarifa e pastrimit është rritur në mënyrë drastike për të gjithë qytetarët e Pogradecit. Sot qytetari i Pogradecit paguan 8 mijë lek më shumë se vitin e kaluar. Situata është shumë e vështirë, unë do ti bëja një apel gjithë këshilltarëve që janë zgjedhur me votën e popullit, do t'i pyesja pse s'dalin sot në ndihmë të qytetarëve? Të mos ngrenë as ujin, as taksat e pronës, as taksat më elementare që janë në qytetin tonë turistik. Jemi qytet turistik por më fukarai në Shqipëri. Arsyeja sepse na vijnë 7 mijë pushues në verë dhe duket sikur jemi qytet i pasur, por nuk është kështu. Sot bizneset vetëm sa hapin derën. Këshilltarët që kanë marrë votën duhet tu përgjigjen qytetarëve, e jo të ngrenë kartonin."
"Në rradhë të parë jam qytetar i Pogradecit, në rradhë të dytë jam këshilltar në këtë bashki. Jam shumë i shqetësuar për pjesën e taksavë vendore dhe bizneseve që do tu dyfishohet tarifa. Pogradeci vërtet është një qytet turistik por ndoshta mos duan ta kthejnë në qytet për interesat e dikujt? Do rritet 50% taksa e hotelerisë dhe fast food-eve, për këtë shkak duhet rritur nga këto biznese çmimet e dhomave apo ushqimeve, ose uljen e pagave të punonjësve. Taksat e qytetarëve preken sepse është dhe një vendim që lidhet me tarifën e ujësjellësit kur nuk e dimë si furnizohen me ujë disa fshatra."
Nga ana tjetër ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, ku drejtoresha e taksave pranë kësaj bashkie, Enjela Karafili ka treguar rritjet e tarifave dhe bizneset që ato prekin, po ashtu edhe ndihma që u është ofruar një pjesë të bizneseve. Bashkia është tërhequr nga vendimi për tarifën e ujit duke vendosur një dëgjesë publike e më pas do të shihet nëse do të proçedohet me rritjen e tarifës apo përgjysmimin e saj.
Enjela Karafili, drejtoresha e taksave në bashkinë e Pogradecit : Problemi që sot të gjithë jemi në dijeni ka të bëjë me rritjen e tarifës së pastrimit që është vendosur për vitin 2024, për shkak se në tarifën e pastrimit jo të gjithë koston e paguanin bizneset dhe familjet, një pjesë e saj mbahej edhe nga bashkia. Me rritjet e pagave minimale dhe me ndryshimet e çmimeve, rritja e shpenzimeve të bashkisë është shumë e lartë ndaj dhe s'mund ta mbajë më këtë kosto.
Ne e menduam ta kalojmë tek bizneset dhe të mos prekim familjarët, ata që preken janë vetëm qyteti i Pogradecit, tarifa e pastrimit nga 3200 lek shkon në 4000 lek, nuk preken familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, pensionistët, madje bashkia prej 2 vitesh ka vendosur që kryefamiljaret femra dhe pensionistët e vetmuar paguajnë 0 tarifë.
Kemi gjithashtu lehtësime tek bizneset, ato që hapen nga gra paguajnë në vitin e parë 25% më pak të tarifave, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç që hapin për herë të parë një biznes, paguajnë tarifat deri në 25%.
Kemi menduar që për shkak të fluksit të madh të viteve të fundit që po ndodh në bashkinë e Pogradecit gjatë sezonit veror, koston ta mbajnë bizneset që ndotin më tepër dhe përfitojnë nga kjo dyndje e turistëve gjatë sezonit, si bar restorantet hotelet të cilat u mendua të ngrihej 100% tarifa e tyre, por u gjet një mënyrë tjetër për të lehtësuar ata në 50%, dhe pjesën tjetër do ta mbajnë bizneset mbi 50 milion lek xhiro. Tarifë tjetër që do ndryshojë është ajo tek parukeritë dhe berberët, që shkon në 40% të rritjes, serviset e makinave. Uji do të kalojë në dëgjesa publike e më pas do të vendoset."
Protesta ka qenë paqësore, dhe ka zgjatur rreth 30 minuta para bashkisë së Pogradecit, ndërsa shihet se një reagim i qytetarëve ka dhënë rezultate lidhur me problematikat që ata trajtuan./ CNA
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Fundjavat në juglindje të vendit janë periudha më e ng...
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është vlerësuar si destinacioni...
Enver Hoxha ka shkuar si mysafir dhe me pas e konfiskon.Pi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...