Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mbetur shumë pak në këtë zonë. CNA TV sjell një personazh mjaft të veçantë për shikuesit, një biçikletar i cili ka treguar të veçantat e profesonit, si edhe vështirësitë e zanatit.
Lorenc Pepellashi, rreth 50 vjeç, ka një jetë që merret me rregullimin e biçikletave në Korçë, një punë që e bën me shumë pasion ndonëse sjell pak të ardhura për familjen. Ai tregon se zanatin e ka të trashëghar prej babait të tij, i cili ka qenë biçikletar gjithë jetën.
"Të trashëguar e kam nga familja, nga babai, kurse për punë kam punuar edhe me babain, kemi qenë në fillim duke punuar jo shumë si profesionistë por me kalimin e kohës i arritëm të gjitha. Edhe profesionin e kemi bërë më të mirë, më cilësor dhe gjërat e tjera si materialet, i kemi sajuar të gjitha duke qenë se janë shtuar edhe llojet e biçikletave."
Biçikleta është një lloj mjeti që evolon me kalimin e viteve, thuajse çdo vit në treg del një biçikletë e re.

"Çdo vit del një lloj i ri biçiklete, nxjerr diçka të re. Biçikleta evolon, ka qenë me një koronë, është bërë me shumë korona. Ka qenë me pedale, është bërë me bateri. Biçikleta tani për tani nuk ka fund, gjithmonë dalin më të reja."
Por a e vështirëson punën e Lorencit ky evolim i biçikletave?
"Normal që puna vështirësohet sepse këtu tek dyqani sjellin edhe biçikleta që janë të fundit, dhe s'mund t’i gjesh pjesët, por mundohemi t’i kompletojmë e t’ja gjejmë që të mos i mungojë asgjë. Qytetit tonë sot për sot nuk i mungon asgjë, janë të gjitha gjërat të kompletuara për llojet e biçikletave që kanë hyrë."
Vitet e fundit, komoditeti është më i rëndësishëm për qytetarët, por kjo bën që të lenë pas përdorimin e biçikletës.
"Shumica janë larguar, nuk është ajo rini që të jetë pas biçikletës. Ka, jo se s’ka, edhe të apasionuar pas biçikletës, por jo sa duhet. Qyteti jonë është një qytet që mund të dalësh të mbarosh punë me biçikletë, por këtu njerëzit duan të jenë më komodë. Përdorin më shumë makinën."

Për Lorencin, profesioni me rregullimin e biçikletave që ai i bën në dyqanin e tij te Pazari i Vjetër i qytetit ka vështirësitë e tij.
"Për mua më e lehta edhe më e vështira është ngjitja e gomës, që e bëj në dyqan. Të harxhon kohë më shumë, dhe paguhesh më pak se ç'duhet. Më i vështiri është aksi i mesit gjithmonë, ai është i qendrës sepse në çmontim është i vështirë dhe në montim më pas duhet regjistruar për të patur jetëgjatësi.
Për të riparuar një biçikletë varet nga difekti që ka. Punoj nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites. Pastaj ndihmoj njërëzit pasdite nëse më merr në telefon shoqëria, klientela, dhe i ndihmojmë."
Ndër të tjera, Lorenci thekson faktin se zanati i biçikletarit është shumë i bukur, por sjell pak të ardhura. Ndonëse bën një punë të madhe për të apasionuarit ndaj biçikletave, ai thotë se të ardhurat janë të pakta. Por, pasioni e mban gjallë profesionin e tij.

"Korça është qytet i ftohtë, por që prapë jemi në dispozicion në çdo kohë. Sipas situatës, vërtet nuk ja vlen por unë e kam pasion biçikletën, s’mund të ndahem prej saj. I kam të gjitha gjërat e lidhura me biçikletën.
Shumica janë dashamirës, çdo shtëpi ka një biçikletë por nuk përdoret shumë në masë. Të vjetrit e përdorin biçikletën, të rinjtë janë të apasionuar pas makinës."
Lorenc Pepellashi prej vitesh mban hapur aktivitetin e tij në një dyqan në hyrje të pazarit, duke u bërë pjesë edhe e tregtimit të biçikletave. Krahas rregullimit të defekteve, Lorenci ka nxjerrë në treg edhe disa lloje biçikletash për të apasionuarit ndaj tyre. Për të gjithë të interesuarit, CNA TV iu vendos në dispozicion numrin e tij të telefonit 0686594824./ CNA TV
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, krahas shumë atraks...
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është një pre...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...