Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik në pjesën e hotelerisë. Një hotel mjaft i veçantë, dhe që mund të quhet i kompletuar sa i përket organizimit që është menduar të bëhet deri në detaj. Me një vendndodhje që gjendet lehtësisht, e me barin e restorantin që ka pjesë të tij, Veçhia Boutique Hotel ka hapur dyert prej më tepër se 1 vit për te gjithë vizitorët që zgjedhin Korçën për të pushuar. CNA TV sjell një reportazh kushtuar këtij hoteli, e me shumë kënaqësi grupin tonë të xhirimit e ka pritur menaxherja Mikaela Tori. Veç guidës që ajo na ka bërë brenda ambjenteve të Veçhia Boutique, Mikaela në një intervistë për tv tonë, ka treguar më tepër rreth historisë së ndërtimit dhe arredimit të hotelit.
"Veçhia Boutique Hotel është hapur në 15 Gusht 2022. Ka qenë fillimisht një banesë, më pas është kthyer në një bar, dhe më pas u shemb e gjithë ndërtesa përveç mureve të gurit që shihni këtu, që janë tradicionale dhe duhej me patjetër që të qëndronin. Është krijuar pjesa e hotelit dhe barit duke u zgjeruar ambjenti. Një gjë shumë e veçantë tek ne është pjesa e barit, që ka një larmishmëri të madhe ëmbëlsirash për të kënaqur shijet e të gjithë klientëve. Nga ëmbëlsirat më të velshme në ato më të lehta, akullore që preferohen më tepër në verë, dhe ëmbëlsira me shurup për në dimër."
Sapo viziton pjesën e barit, ajo çka bie në sy janë pikërisht një numër i madh ëmbëlsirash të ndryshme tek banaku, gjë që të shton më tepër dëshirën për ti provuar. Sipas Mikaelës, ëmbëlsirat e prodhuara në fabrikën e madhe të pastiçërisë Dajana, janë sukses më vete.
"Për momentin kemi ekmekun. U bë një ndryshim ne recepturë sepse vazhdimisht jemi duke kërkuar mënyra se si ti përmirësojmë produktet tona, ti ofrojmë klientëve më të mirën e mundshme dhe mund të them që ëmbëlsira është një sukses shumë i madh pas këtij ndryshimi që i bëmë."
Veçhia Boutique Hotel ka në total një numër prej 13 dhomash, ndërsa secila prej tyre ka të veçantën e saj. Një ndërthurrje e tradicionales me modernen ka bërë që ky hotel të jetë shumë i preferuar për vizitorët.
"Në total kemi 13 dhoma, me një kapacitet maksimal prej 33 personash. 10 nga këto dhoma janë standarte, dhe 3 janë suita. Kemi dy dhoma standarte që kanë një oxhak dhe këto janë shumë të preferuara nga klientët sepse Korça preferohet shumë në dimër. Duan atë ndjesinë e ngrohtësisë kur jashtë bie dëborë, janë nga dhomat më të kërkuara. Edhe suitat janë shumë të preferuara sepse përveç pjesës së jacuzzi-t kanë edhe ato oxhak. Gjithandej në hotel, në recepsion, në dhoma, qoftë edhe në restoranti, mund të shihni një ndërthurrje të elementëve tradicionalë. Kemi përdorur në suita qilima, po ashtu mund të shihni elementë të gurit, me drurin dhe struktura metalike."
Pjesë përbërëse e Veçhia Boutique Hotel është restoranti fantastik që është arreduar aq bukur sa ndihet edhe ngrohtësia dhe mikpritja korçare. Një shumëllojshmëri gatimesh, duke filluar nga ato tradicionalet, e duke vazhduar edhe me gatimet "moderne" me produkte të larmishme. E rëndësishme për një restorant të suksesshëm, është padyshim menuja e verës, e cila gjendet në disa lloje në këtë restorant.
"Në restoranti jemi përpjekur edhe aty të përmbushim kërkesat e të gjithë klientëve. Kemi më së shumti pjata tradicionale siç janë lakrori, kërnacet, brinjë gici e qingji, por edhe mishrat “Dry Age” nga ana tjetër, si tomahok, ribay. Kemi salca guakamole. Kryesisht preferohen pjatat tradicionale, klientët vijnë në Korçë pikërisht për këtë arsye sepse duan që të lidhen më tepër me këtë ngrohtësinë e tradicionale. Mund të them që edhe klientët e huaj, i preferojnë shumë këto pjata, dhe në mëngjes na kërkojnë të provojnë trahana, petka, petulla. Edhe në pjesën e verërave te restoranti kemi bërë një miksim, duke iu sjellë klientëve dhe vera të huaja italiane por edhe vera shqiptare."
Por çfarë e bën fundjavën më të vizituarën e më të preferuarën për turistët në Korçë?
"Çdo fundjavë kemi muzikë live te restoranti me bandën tonë që performon aty. Mund të them që është një nga arsyet se pse shumë turistë vijnë në Korçë, kërkojnë atë argëtimin dhe ngrohtësinë. Po ashtu të dëgjojnë serenatat korçare, krijohet një atmosferë shumë e këndshme. Të gjithë kërcejnë rreth e rrotull oxhakut, pijnë një gotë verë, shumë atmosferë e ngrohtë."
Festat e fundvitit do të sjellin pikën kulmore të turistëve, pasi prenotimet në hotel janë mbyllur thuajse dy muaj më parë. Një interes mjaft i lartë i vizitorëve që zgjedhin Korçën për të festuar dhe Veçhia Boutique Hotel për tu akomoduar dhe shijuar gatimet fantastike në restorantin e hotelit.
"Për festat e fundvitit kemi patur shumë rezervime. Për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, rezervimet janë mbyllur që prej më tepër se një muaj, ndoshta edhe dy muaj përpara. Pjesa e darkës për Krishtlindje kemi edhe disa kapacitete të lira, ndërsa për Vitin e Ri jemi fully booked. Tek turistët kemi vënë re në krahasim me vjet, duke qenë se jemi një hotel i ri, një tendencë në rritje të turistëvë të huaj. Turistët e huaj qëndrojnë zakonisht më tepër se një ditë, ndryshe nga shqiptarët që vijnë zakonisht të shtunave, dhe kanë shumë interes në pjesën tradicionale e kulturore. Duan të provojnë ushqimet, na pyesin ku ka muze, çfarë mund të vizitojnë. Dhe janë shumë të surprizuar nga ngrohtësia që marrin këtu në Shqipëri."
Veçhia Boutique Hotel është një nga më të bukurit që gjendet në qytetin juglindor, e po ashtu një nga sugjerimet më të mira për shikuesit e CNA. Ne ju vendosim në dispozicion numrin e kontaktit për rezervime të darkave dhe të fjetjes, të sigurt që do të kaloni mjaft mirë e do të ngeleni tepër të kënaqur nga mikpritja korçare.
Numër kontakti : 0689060606
Adresa : Bulevard Republika, lagjia 1, objekti 82
instagram : veçhiaboutiquehotel./ CNA
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...