46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi për regjisoren italiane Guilia Grandinetti.
Subjekt i filmit është një marrëdhënie e krijuar mes një serbi dhe vajze shqiptare, marrëdhënie që përfundon në altar.
Rehova u zgjodh krejt rastësisht prej regjisores italiane. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për të zgjedhur vendin e duhur për të xhiruar këtë film. Ka mjaftuar një defekt në mjetin e saj në Ersekë për të zgjedhur këtë qytet por shumë më tepër Rehovën e njohur si sheshin ideal të xhirimit të filmit të saj.
"E zgjodha Rehovën para 5 vitesh kur kërkoja vendin e duhur për këtë histori, në fakt makina u prish. Fjeta në Ersekë dhe kur u zgjodha pashë gjithçka këtu, kuptova që ishte vendi ideal për filmin tim.
Filmi flet për historinë e një vajze shqiptare që bie në dashuri me një djalë serb, bashkoj Shqipërine dhe Serbinë në një farë kuptimi. Historia vjen si Romeo dhe Zhuljeta por ka një fund të lumtur, flet për patriarkatin, nacionalitetin, feminilitetin dhe pavarësinë e femrës ", tregoi regjisorja Guilia Grandinetti për CNA.
Regjisorja ka zgjedhur një vajzë italiane që do të luajë personazhin shqiptar, ndoshta e për atë sepse karakteret janë pothuajse të njëjta, gjë që e pranon dhe aktorja kryesore e filmit Caterina Bagnulo kur tha se pikërisht për këtë ngjasim karakteresh e ka pranuar me dëshirë këtë rol.
"Është një eksperiencë e veçantë, nuk kisha qenë ndonjëherë në Shqipëri. Italinët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm, u përshtata lehtë, është një histori delikate por e fortë. Është një histori universale, jo vetëm midis dy popujve dhe kjo më bëri të pranoj të isha pjesë e këtij filmi ", u shpreh ajo.
Në rolin e babait të vajzës është zgjedhur një kolonjar, me profesion arkitekt por që e ka bindur kastin e aktorëve se karakteri i tij rri mirë si i babit shqiptar patriarkal.
" Është emocion i veçantë që ta vesh veten në atë pozicion që nuk ke qene. Në zonën tonë nuk është përjetuar aq thellë urrejtja, por ky është emocion i veçantë duke ditur marrëdhëniet që kemi, është tabu të japësh vajzën diku ku ka urrejtje, e vështire ta pranosh ", tha Julian Jashari.
Xhirimet do të zgjasin për më shumë se 30 ditë e do të jenë të përqendruar në fshatin Rehovë si dhe në qytetin e Ersekës.
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...