Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...

Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në zonat malore është një nga sportet që shumë të rinj kanë zgjedhur për ta ushtruar prej shumë vitesh tashmë në juglindje. Shoqata u krijua zyrtarisht në vitin 2017, por udhëtimet e shumta në natyrën e mrekullueshme të qarkut të Korçës, kanë filluar edhe para këtij viti.
Iljon Thanas, guidë turistike, ka treguar për CNA si lindi ideja e organizimeve dhe krijimit të shoqatës, që mbetet një risi për Korçën e një mundësi mjaft e mirë për të apasionuarit ndaj këtij sporti.
"Korça Alpin nuk është krijuar në një datë të caktuar, pavarësisht se është regjistruar si shoqatë në 2017. Është krijuar spontanisht, ne kemi qenë një grup shokësh e shoqesh, të cilët gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit, bënim ecje në natyrë, nëpër male, ngjitnim majat e Korçës dhe pamë që kishim shumë miq të tjerë që donin të na bashkoheshin duke parë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale. Jo vetëm miq, por edhe njerëz të tjerë të panjohur të cilët shprehën interes për tu bashkuar, e kështu menduam të bënim një organizim më të mirë, më të strukturuar dhe prej 4 vitesh tashmë jemi duke bërë organizime në qytetin e Korçës. Më vonë filluam bashkëpunimet me Pogradecin Strugën, Librazhdin, Devollin, Ersekën dhe kështu jemi duke u shtrirë në rajonin e Korçës dhe më gjerë në Shqipëri."

Iljoni veçon zonat më të bukura që kanë një natyrë e një terren të bukur për t’u vizituar. Si guidë kombëtare, ai bën krahasimin e Alpeve shqipëtare me zonën e Korçës.
"Unë si guidë kombëtare kam parë, e kam bërë ecje në gjithë Shqipërinë dhe ajo që më pëlqen më shumë janë Alpet, për pjesën e natyrës por edhe Korça nuk mbetet mbrapa. Rajoni i Korçës ka vende shumë të bukura si Valamara, mrekulli natyre me liqenet e saj, Ostrovica, Prespa, Parku Kombëtar, Devolli i Sipërm, Gramozi me liqenin e tij. Pra dhe Korça ka shumë vende atraktive dhe mund të them që ka avantazhin tjetët, që mund të bëhet hiking edhe në dimër. Gjë që nuk e realizon dot në Alpet e Shqipërisë pasi bora ta bën të pamundur. Për stinët e tjera në Korçë mund të bëjmë në të gjitha, ndërsa në Alpet mund të bëjmë në Qershor, fund Tetori dhe pak fillim Nëntori në varësi të kushteve klimaterike."
I apasionuar pas hiking është edhe pedagogu Eriseld Kalemaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e mësimdhënies në universitetin Fan Noli të Korçës. Ndonëse me një profesion ndryshe, pasioni për këtë lloj sporti ka lindur që prej moshës 20 vjeçare, ndërsa vetë profesori, tregon kënaqësinë që merr nga ecjet në male.

"Pasioni ka nisur herët kur isha diku tek të 20-at. Ka nisur si një dëshirë për tu marrë me aktivitet, më pas nisi gradualisht duke ndjekur shtigjet e duke kërkuar më tepër. Pastaj nisi dhe si një dëshirë dhe dashuri për natyrën, dhe thuajse çdo fundjavë nuk i ndahemi maleve, shtigjeve, kryesisht përreth Korçës, por kemi qenë edhe përtej rajonit tonë.
Ndjesia është një çlirim nga asfiksia e jetës së lodhshme, toksike, sociale, urbane, lodhja shpërblehet me një gëzim, qetësi, çlirim dhe energji tepër pozitive për të vazhduar jetën e zakonshme. Është një pasion që përveç natyrës, ndikon edhe në aspektin psikologjik, të ripërtërin, të jep një lloj energjie, si një terapi që ua rekomandoj të gjithëve."
Udhëtimi i fundit që kanë bërë për këtë vit ishte ai në Gurin e Capit, e më e veçanta e këtij udhëtimi ishte pikërisht bora që filloi afër fundit të ecjes në mal. Një atmosferë mjaft e bukur e krijuar, ndonëse në temperatura të ulëta, por për 40 pjesëmarrësit në këtë udhëtim ishte një nga kënaqësitë me të mëdha të përjetuara.

"Ajo ishte fantastike, një peisazh shumë i bukur, në dimër. Por më fantastikja ishte që afër fundit të shtegut na zuri një puhizë dëbore dhe krijoi një atmosferë vërtet mbresëlënëse sa shumë nga udhëtarët thonin që nuk kthehemi në shtëpi, do qëndrojmë këtu. Ishim gati 40 pjesëmarrës, me grupe nga Pogradeci e Struga, koicidoi që ishte 10 Dhjetori, dita e krahinës autonome të Korçës, ndërkohë në 11 Dhjetor dita e maleve, e këto dy ditë na u bënë bukur për të dashur natyrën dhe vendin tonë. Po ashtu për të qenë patriotë, e kështu mund të jemi patriotë të vërtetë."
Shikuesit e CNA me siguri do të jenë kuriozë për të mësuar rreth zonave më të bukura që ka juglindja. Këto na i tregon profesor Eriseldi.
"Ka shumë vende të bukura. 10 minuta larg qytetit kemi Parkun Kombëtar "Bredhi i Drenovës", ku aty ndodhet edhe monumenti i natyrës "Guri i Capit", një peisazh vërtet fantastik, një natyrë shumë e bukur. Po ashtu Ostrovica, Vithkuqi, Prespa me liqenin e mrekullueshëm, Pogradeci me Mokrrën e Sipërme, Kolonja, Devolli i Sipërm po ashtu një xhevahir për tu eksploruar.
Jemi shumë në grup, 30, 40, 50 persona, të cilët janë të apasionuar dhe e duan natyrën. Edhe brezi i ri po fillon ta pëlqejë, ta shikojë si një alternativë për të kaluar fundjavën, si një mundësi për tu shkëputur nga mërzia apo lodhja e ditëve të zakonshme. Është një mundësi që i shërben vetë individit, edhe për jetën e tij shoqërore, për të qenë më i paqtë, më i dashur, natyra ta jep këtë mundësi."

Qëllimi i krijimit të shoqatës dhe zhvillimit të guidës turistike mbetet thjesht promovimi sa më i madh i vlerave natyrore dhe kulturore që ka Korça.
"Ne në muajin Janar bëjmë një planifikim pak a shumë se çfarë duam të eksplorojmë, dhe kemi e një grup të vogël bërthamë që merret me eksplorimin, krijimin e shtigjeve të reja duke i parë, hartuar e duke parë vështirësitë, e më pas bëjmë organizimit. Sa i përket guidës time, dua t’i tregoj të huajve sa më shumë për vendin tim, vlerat kulturore, natyrore dhe ato njerëzore që ky vend ka dhe pse jo ta promovojmë sa më shumë e të sjellim turistë elitarë."
Interesi i lartë i të apasionuarve pas hiking, po ashtu edhe i turistëve vendas e të huaj, ka bërë që stafi i Korça Alpin Group të hapë edhe një bar në Pazarin e Vjetër të Korçës, në mënyrë që të interesuarit të mblidhen në një ambjent të ngrohtë për të diskutuar udhëtimet e rradhës. Janari është muaji që do të organizohet hiking, me vendin ende të papërcaktuar por që do të ketë njoftime sa i përket këtij udhëtimi në vijim. CNA vendos në dispozicion numrin e kontaktit të guidës turistike, për tu bërë pjesë e ecjeve mes malesh e me natyrën fantastike që ofron juglindja. +355 69 217 0848/ CNA
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë u çel edicioni i 13-të...
Universiteti Fan Noli ka nënshkruar një marrëveshje ba...
Sportdashësit korçarë por edhe ata në të gjithë Shqipërinë...
Është 80 vjeçe, por dashuria dhe pasioni i saj për pik...
Pogradecarët i hapën butet me verën e re. Shijes së verës ...
Një ekspozitë tepër e veçantë është çelur mbrëmjen e së pr...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...