web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i çështjes së Veliajt/ Ja kush caktohet relator

15 Korrik 2026, 15:37, Aktualitet CNA

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së lidhur me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn.

Edhe në gjyqin e parë, gjyqtari Panda dha dorëheqjen, pasi deklaroi konfliktin e interesit dhe u tërhoq nga çështja me pretendimin se kishte lidhje të afërta me Ajola Xoxën.

Ndërkohë burime zyrtare nga Gjykata e Lartë kanë konfirmuar për CNA se relator i çështjes pas dorëheqjes së Pandës është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.

Rishqyrtimi në Gjykatën e Lartë vjen pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese për masën e sigurisë, vendim i dhënë në korrik të vitit 2025, për kryebashkiakun Veliaj.

Ky i fundit ndodhet në burg që nga 10 shkurti i vitit të kaluar, pasi ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Kujtojmë gjithashtu se kryebashkiaku i arrestuar, prej rreth 1 viti vazhdon me sagën e zvarritjeve të proceseve gjyqësore në GJKKO duke përdorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat, ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.

Veliaj ka përdorur justifikime të ndryshme për të mos shkuar në seancat në GJKKO, ndërsa nga ana tjetër kryen prej kohësh me ushtarët e tij mediatikë një sulm agresiv ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga