web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hetimet kanë çuar në ngritje akuzash”/ Braho tregon ecurinë e regjistrimit të çështjeve të pastrimit të parave

15 Korrik 2026, 12:42, Aktualitet CNA

“Hetimet kanë çuar në ngritje akuzash”/ Braho

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, tha sot se bazuar në shifra, veprimtaria kriminale e pastrimit të parave është e pranishme në vend.

Në fjalën e tij në Komisionin e Nismave Qytetare, Braho u shpreh se hetimet e SPAK-ut bazohen në prova dhe dosjet e prokurorëve.

Sa i përket ecurisë së regjistrimit të këtyre çështjeve, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se hetimet kanë çuar edhe në ngritje akuzash.

“Ecuria e regjistrimit ndër vite të çështjeve që lidhen me pastrimin e parave duhet të jetë e qartë për publikun. Shifrat tregojnë se kjo veprimtari kriminale është e pranishme. Ky fenomen do të ketë edhe hetime të ardhshme. Sa u përket kompanive, ne nuk hetojmë kompanitë, por bazohemi te provat dhe dosjet. Kur kemi të bëjnë me çështje të tillë, hetimet në disa raste kanë çuar në ngritje akuzash ndaj personave që janë pronarët e tërthortë. Mendoj se ka mundësi dhe terren për më shumë. Nuk ka një numër që i përgjigjet ndonjë përceptimi apo analize”,-tha Braho./CNA 

 





Lajmet e fundit nga