web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masat e sigurimit nga hetimet/ Kreu i SPAK-ut jep shifrat: 110 persona në burg, 15 për korrupsion

15 Korrik 2026, 11:27, Aktualitet CNA

Masat e sigurimit nga hetimet/ Kreu i SPAK-ut jep shifrat: 110 persona në

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, u ndal sot te të dhënat nga puna e SPAK-ut lidhur me masat e sigurimit që janë zbatuar në nivel institucioni përgjatë vitit 2025.

Teksa fliste në Komisionin për Nismat Qytetare, Braho u shpreh se vitin që lamë pas janë vendosur 110 masa sigurimi në total, prej të cilave 15 për korrupsion dhe 93 për krim të organizuar.

Më tej, Braho u ndal edhe te masat e paekzekutuara dhe ato alternative, ndërsa theksoi se gjykatat janë plotësisht të informuara për çështjet.

Sa i takon masës më të lartë, “arrest me burg”, Braho tha se ato kontrollohen çdo dy muaj nga gjykatat, si edhe nga parashikimet e bëra nga ligji, duke përjashtuar rastet e veçanta, që justifikojnë zgjatje të mëtejshme të masës.

"Për sa u përket masave të sigurimit, ne kemi paraqitur të dhënat te raporti, që janë zbatuar ndaj personave në hetim gjatë vitit 2025. Janë vendosur 110 masa sigurimi 'arrest me burg' në nivel institucioni, 15 prej tyre për korrupsion, 93 për krim të organizuar. 65 masa janë të paekzekutuara, prej të cilave 5 lidhen me veprën penale të grupit të korrupsionit. Numri tjetër që u përket masave të sigurimit, 29 me arrest në shtëpi, 78 me masa alternative dhe 152 persona janë pa masë sigurimi. E dhëna se çfarë është vendosur nga gjykata nuk përfshihet në raport, por do të pasqyrohet. Masa me arrest në burg rishqyrtohet çdo dy muaj dhe gjykata informon për vijimësinë e fazës së hetimit. Gjykata ka gjithë informacionin e nevojshëm. Sa i përket masës ‘arrest në burg’, ligji nuk justifikon zgjatje të pajustifikuara, përtej nevojave dhe rasteve të veçanta. Ky afat është i kontrolluar nga gjykata dhe ajo që parashikohet nga ligji”,-tha Braho./CNA





Lajmet e fundit nga