web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu

14 Korrik 2026, 17:00, Aktualitet CNA

SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/

Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pretencës së dhëmë dje nga Prokuroria e Posaçme për ish-vjehrrën e tij dhe dy shtetas të tjerë, pjesë e fraksionit të dosjes së tij.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Meta iu shmang një komenti të drejtëpërdrejtë lidhur me këtë zhvillim, me arsyetimin se bëhet fjalë për ballafaqimin e personave të tjerë me drejtësinë, që janë edhe avokatët e tyre.

Më tej, Meta shton se Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku nuk kanë asnjë lloj bashkëpunimi me të dhe se nuk ka qënë në dijeni të veprimeve të tyre të parregullta.

“Nuk më takon mua të shprehem për ballafaqimet e personave të tjerë me drejtësinë, për më tepër që ata janë të lirë dhe kanë avokatët e tyre. Ndërkohë askush nuk më ka thirrur në procesin e tyre, ndërsa unë kam kërkuar thirrjen e të treve në procesin tim. Por dua t’ju rikonfirmoj se asnjë prej tyre kurrë nuk ka patur asnjë lloj bashkëpunimi me mua në shkelje të ligjit dhe as nuk kam patur ndonjëherë ndonjë dijeni për ndonjë veprim të tyre të parregullt”,-shprehet Meta./CNA

 





Lajmet e fundit nga