web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO zgjat hetimet për 4 autorët e dyshuar

14 Korrik 2026, 11:15, Aktualitet CNA

Vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO zgjat hetimet për 4 autorët e

Gjykata e Posaçme ka vendosur zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për katër shtetasit e dyshuar si autorë të vrasjes së të riut Renis Dobra.

Bëhet fjalë për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj, si dhe për Petrit Çakrin.

Mësohet se zgjatja e hetimeve ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

SPAK ka kërkuar kohë deri në muajin tetor për disa hetime shtesë, duke argumentuar se është e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore në kuadër të akteve të ekspertimit të telefonave dhe disa mbivendosje të gjurmëve papilare.

Deri më tani, avokati i Fation Bushgjokajt e ka kundërshtuar këtë kërkesë, ndërsa avokati i Petrit Çakrit kërkoi lënien në vlerësim të gjykatës lidhur me këtë kërkesë.

Ngjarja e rëndë u shënua në korrikun e vitit 2025./CNA





Lajmet e fundit nga