web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel

13 Korrik 2026, 16:03, Aktualitet CNA

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës politike të qendrës së djathtë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.

"Kjo qeveri është një organizatë kriminale sepse është e lidhur kokë e këmbë me kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria sot është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë. Kartelet e saj të drogës janë eksportuesit më kryesorë të kokainës në Europë dhe destinacione të tjera. Ato kanë të hapura portet e Shqipërisë, në të cilat prej pesë vitesh s'kapet asnjë kilogram drogë. Ato administrojnë linjat e narkotrafikut në Shqipëri, vendosin për ligjet e vendit dhe kryeministri është në fakt padrino i tyre. Në fjalën time, pata mundësi të theksoj edhe për protestën e gjeneratës së re dhe qytetarëve që u zhvillua në Tiranë, që është kryekëput një protestë anti-diktatoriale",-tha Berisha.

Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të diskutuar zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Punimet u hapën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-Presidenti i Kolumbisë Andrés Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti eurodeputeti Antonio López-Istúriz.

Axhenda e Asamblesë përfshin fjalime të personaliteteve politike, diskutime në sesionin plenar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues të partive anëtare, si edhe miratimin e rezolutave mbi çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare. /CNA





Lajmet e fundit nga