web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrorizmi me "review"-të ndaj bizneseve/ Spahiu: Humbje për familjet që punojnë me djersën e ballit

13 Korrik 2026, 12:50, Aktualitet CNA

Terrorizmi me "review"-të ndaj bizneseve/ Spahiu: Humbje për

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ka folur në Kuvend në lidhje me "terrorizmin" që po bëhet ndaj bizneseve nga një grup “i çmendur” me "review"-të negative.

Spahiu thekson se ky është një fenomen shumë i rëndë dhe është bërë nën dirigjimin e disa prej partive opozitare të vogla të Shqipërisë.

Nënkryetarja e Kuvendit ka nënvizuar se kur humbet turizmi, humbet çdo familje që punon me djersën e ballit.  

“Fenomeni që u vu re në ditët e fundit ishte shumë i rëndë, shumë i vështirë për t’u pranuar, por është bërë nën dirigjimin dhe drejtimin e disa prej opozitave të vogla të Shqipërisë. Nëse nga pjesa më e madhe e mazhorancës bëhet sakrifica maksimale që të arrijmë objektivin e kërkuar nga shqiptarët, mos bëni të kundërtën. Kur humbet turizmi, humbet çdo familje e nderuar dhe e respektuar shqiptare që punon me djersën e ballit”, tha Spahiu./ CNA

 





Lajmet e fundit nga