web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paqja Fiskale mbyll fazën e parë, 19 biznese arrijnë marrëveshje me Tatimet

12 Korrik 2026, 12:36, Aktualitet CNA

Paqja Fiskale mbyll fazën e parë, 19 biznese arrijnë

Faza e parë e procesit të Paqes Fiskale ka përfunduar me 19 marrëveshje të arritura mes bizneseve dhe administratës tatimore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 62 aplikime, ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar për pastrim parash.

Procesi i Paqes Fiskale është konceptuar si një mundësi për bizneset që të formalizojnë të ardhurat dhe aktivitetin e tyre, përmes një procedure vullnetare që shoqërohet me lehtësi fiskale. Në kuadër të kësaj skeme, subjektet përfitojnë edhe nga aplikimi i një norme tatimi stimuluese prej 5%.

Sipas Tatimeve, synimi i kësaj nisme është rritja e transparencës në treg, forcimi i konkurrencës së ndershme dhe afrimi i praktikave fiskale me standardet europiane.

Bizneset që nuk kanë aplikuar në fazën e parë do të kenë mundësi të përfshihen në periudhat e ardhshme të aplikimit, të parashikuara për 1–15 prill 2027 dhe 1–15 prill 2028./ CNA





Lajmet e fundit nga