web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guvernatori Sejko pret në takim përfaqësuesin e ri rezident të BERZH-it në Shqipëri

13 Korrik 2026, 13:54, Aktualitet CNA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti këtë të hënë në një takim përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs.

Siç bëhet me dije në një njoftim për shtyp, Sejko dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike dhe financiare në vend.

Në përfundim të takimit me Sejkon, Hannes Takacs theksoi se BERZH-i do të vijojë të jetë një partner strategjik për Shqipërinë, duke mbështetur zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë, me fokus në forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, përshpejtimin e digjitalizimit dhe mbështetjen e sipërmarrjes, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme./CNA





Lajmet e fundit nga