web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fraksioni i dosjes “Meta”/ SPAK jep konkluzionet për nënën e Kryemadhit dhe 2 të tjerë

13 Korrik 2026, 13:31, Aktualitet CNA

Fraksioni i dosjes “Meta”/ SPAK jep konkluzionet për

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të hënë konkluzionet e hetimeve për fraksionin e dosjes “Meta".

Kjo ndërsa sot në GJKKO po mbahet seanca ku të pandehur janë: e ëma e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

"Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu 310 mijë euro të pajustifikuara. Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit, nga organi i akuzës. Po ashtu, personat e pyetur në lidhje me huat me para cash ndaj Fatime Kryemadhit nuk kanë asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikën e kalimit kufitar, nga këta persona.

Ema Çoku është lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit, kjo provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta, por edhe nga disa transaksione të ndryshme bankare. Ka bërë deklarata noteriale, që i ka dhënë Fatime Kryemadhit 240 mijë euro. Kompania e saj ka paguar faturën e hotelit të shtetasve të huaj që kishin ardhur për të mbështetur LSI-në. Po ashtu, ka paguar disa fatura që lidhen me evente të ndryshme të LRI-së.

Ndërkohë, Ema Çoku ka qenë debitore në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në shuma të mëdha. Po ashtu, kjo e fundit ka qenë në pamundësi për të bërë donacione. Kjo shtetase ka bërë deklarata noteriale për llogari të Fatime Kryemadhit. Ema Çoku ka tentuar të justifikojë veprimet e të pandehurve të tjerë të këtij procedimi",-thekson SPAK-u./CNA 





Lajmet e fundit nga