web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrorizmi online me "review"-të ndaj bizneseve/ Identifikohen 200 persona, dyshime për skemë të mirorganizuar

13 Korrik 2026, 14:44, Aktualitet CNA

Terrorizmi online me "review"-të ndaj bizneseve/ Identifikohen

Prej ditësh, një grup po kryen një akt terrorist mbi bizneset duke lënë "review" negative në Google, me qëllim dëmtimin e tyre.

Pas këtij akti terrorist ndaj bizneseve në sektorin e krimit kibernetik janë bërë 15 denoncime nga pronarë të bizneseve të ndryshme në Shqipëri.

Sipas raportimit në media, Policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.

Autoritetet po verifikojnë për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja” dhe “falsifikimi kompjuterik”.

Qëllimi i hetimeve është identifikimi i personave që dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar fushatën e vlerësimeve negative, qëllimi i të cilave është dëmtimi i bizneseve dhe imazhit të Shqipërisë.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë publike, u shpreh se ky akt cenon jo vetëm interesat e bizneseve të prekura, por edhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt. Hita theksoi se mbi 10 llogari po verifikohen./ CNA

 





Lajmet e fundit nga