web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit

14 Korrik 2026, 11:09, Aktualitet CNA

Atentati ndaj ish-prokurorit/ GJKKO pranon kërkesën për marrjen

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për të marrë në pyetje ish-deputetin Halit Valteri për procesin gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës.

Dy të pandehurit akuzohen për përfshirje në atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku objektiv i sulmit ishte ish-prokurori Arjan Ndoj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019, kur automjeti me të cilin udhëtonte Ndoj u qëllua me armë zjarri. Si pasojë e atentatit humbi jetën drejtuesi i mjetit, Andi Maloku, ndërsa Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur./ CNA





Lajmet e fundit nga