web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit/ Alban Dokushi kthehet në Bashkinë e Tiranës

13 Korrik 2026, 19:29, Aktualitet CNA

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit/ Alban Dokushi kthehet

Alban Dokushi, krahu i djathtë dhe njeriu i besuar i kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj është rikthyer zyrtarisht në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit.

Ashtu si Veliaj, me gjyqe e skema të ndryshme, edhe njerëzit e tij hapin procese duke refuzuar vendimet e Ramës dhe duke i qëndruar përballë, duke ngulur një thikë pas shpine ndaj Kryeministrit.

Si në rastin e Veliajt, ku pas arrestimit, kryeministri Edi Rama vendosi të komandojë në krye të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin dhe më pas e shkarkoi në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Veliaj e kundërshtoi dhe me një vendim Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë.

Po ashtu edhe në rastin e Dokushit, krahut të djathtë të Veliajt, i cili u hoq me firmën e Anuela Ristanit dhe tani me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit rikthehet në detyrë.

I besuari i Veliajt u pushua nga puna në mars të vitit 2025. Vendimi u firmos nga e emëruara e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. /CNA





Lajmet e fundit nga