web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës/ Dhuratë nga qyteti binjak gjerman i Wismarit

14 Korrik 2026, 11:27, Aktualitet CNA

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës/

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës. Bëhet fjalë për një dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, qytete mes të cilave ekziston prej vitesh marrëdhënie binjakëzimi dhe bashkëpunimi.

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës/

Automjeti zjarrfikës u dorëzua personalisht nga kryebashkiaku i Wismarit, Thomas Beyer.

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës/

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Beyer shprehu kënaqësinë që në emër të komunitetit të Wismarit po i dhurohej repartit zjarrfikës të Pogradecit, duke u ndalur te kontributi në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës/

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, theksoi se kjo është zjarrfikësja e dytë që qyteti gjerman i dhuron Pogradecit.

“Uroj që mjeti të përdoret sa më pak, çka do të thotë sa më pak vatra zjarri, ndërsa nënvizoi se automjeti i ri ka përmasa që mundësojnë ndërhyrjen edhe në rrugicat e ngushta të qytetit",-u shpreh Xhakolli.

Kjo është zjarrfikësja e dytë që Bashkia e Wismarit i dhuron Pogradecit, ndërsa bashkëpunimi mes dy qyteteve është shtrirë ndër vite edhe në fusha të tjera, si shkëmbimet kulturore dhe aktivitetet e përbashkëta mes të rinjve, duke forcuar më tej lidhjet e miqësisë mes dy komuniteteve./CNA 





Lajmet e fundit nga