web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trupat shqiptare parakalojnë në Paris, flamuri kuqezi në paradën e 14 korrikut

14 Korrik 2026, 11:21, Aktualitet CNA

Trupat shqiptare parakalojnë në Paris, flamuri kuqezi në

Shqipëria është bërë pjesë e paradës tradicionale ushtarake të 14 korrikut në Francë, një prej ceremonive më të rëndësishme kombëtare të vendit.

Një grup ushtarakësh të Forcave të Armatosura shqiptare parakaloi në bulevardin Champs-Élysées në Paris, duke mbajtur flamurin kuq e zi mes përfaqësuesve ushtarakë të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e trupave shqiptare u vu në vëmendje edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga ceremonia dhe e cilësoi këtë moment si një arritje për Shqipërinë.

“Champs-Élysées, Paris – Parada e Madhe e 14 korrikut. Krenar për Shqipërinë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Kryeministri shqiptar mori pjesë në ceremoninë zyrtare me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, në kuadër të Festës Kombëtare të Francës./ CNA





Lajmet e fundit nga