web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen

15 Korrik 2026, 13:07, Aktualitet CNA

Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka një udhëzim të përgjithshëm që përcakton mënyrën e hetimit të veprave penale, përfshirë edhe ato që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Braho theksoi se prokurorët kanë detyrimin të hetojnë jo vetëm veprën penale, por edhe pasuritë e personave të dyshuar.

Sipas tij, ka një udhëzim të përgjithshëm për mënyrën si duhen hetuar, duke përcaktuar se duhet kërkohen pasuritë që vijnë nga produkti, pasuri të pajustifikuara dhe pasuri që janë të ligjshme por kanë të njëjtën vlerë sa vlera e produktit.

“Në SPAK ka një udhëzim të përgjithshëm për mënyrën si duhen hetuar veprat penale përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me akuzat për korrupsion për zyrtarët. Duhet të kërkohen pasuritë që vijnë nga produkti, pasuri të pajustifikuara, pasuri që janë të ligjshme por kanë të njëjtën vlerë sa vlera e produktit. Pasuritë duhet të sekuestrohen dhe konfiksohen. Pavarësisht sa raste gjenden në çdo rast Hetimet kryhen”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga