Vecchia Botique Hotel/ Një oaz kënaqësie në zemër të Korçës
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...

Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të apasionuar ndaj kafshëve, por janë bashkë edhe në biznesin e tyre "Petshop Lako".
CNA Tv sjell për shikuesit një reportazh kushtuar këtij dyqani kafshësh, me shumë fakte interesante dhe të veçanta për të gjithë që kanë dëshirë të njihen me llojet e kafshëve dhe për ata që janë të interesuar ta bëjnë pjesë të familjes së tyre.
Në një intervistë për CNA, Pandushi tregon pasionin e tij për kafshët dhe se si arriti të zhvillonte dyqanin e vetëm të kafshëve në qytetin e Korçës.
"Pasioni ka qenë i zhvilluar prej vitesh, që në fëmijëri dhe nga ajo kohë gjithmonë më lindte ideja për të mbajtur një kafshë shtëpiake. Sa vinte e më shumë mësoje rreth një kafshe, duke patur pasion është pak më i shpejtë si proces. Fillimisht kam qenë klient tek ky dyqan, zotëria më pas iku në Amerike para 2 vitesh bëhet fjalë. Si dyqan është hapur që në vitin 2012. Ai e kishte vendosur që do të ma jepte mua me patjetër, dhe nga ai moment e sot dyqani ka shtuar rreth 80% të kafshëve që kanë qenë më parë këtu. Në fillim kanë qenë vetem kanarinat, peshqit, kurse sot ka kafshë ekzotike, ka qen dhe mace, brejtësa e shumë të tjera."
Por si e ka përjetuar fillimin e këtij aktiviteti Pandushi?
"Fillimisht 6 muajt e parë kam patur vetëm dhimbje gjunsh nga mëngjesi në darkë por çdo ditë që kalonte, krijoje më shumë eksperiencë, dhe isha më i sigurt në atë që bëja. Ndërton një rutinë të caktuar, kafshët i ke të gjithë si fëmijë, e kujdesesh për secilin në mënyrën e duhur. Nuk është aq e vështirë sa duket. Më merr pothuajse gjithë ditën, sado që të shkëputesh je gjithmonë i fokusuar këtu.
Në Petshop Lako gjendet një shumëllojshmëri kafshësh, duke filluar nga ato shtëpiake që të gjithë mund ti mbajnë, e duke vazhduar me gjarpërinjtë dhe kafshë ekzotike. Këto të fundit janë risia e këtij dyqani, i cili është i vetmi në qytetin e Korçës.
"Ne fillimisht jemi njohur për kafshët ekzotike, duke qenë se ato bënë goxha bujë për shkak se ishin risi në Shqipëri. Më pas peshqit janë një pikë goxha e fortë për ne, papagajt janë në të gjitha llojet e tyre, kanarinat, brejtësat, macet sigurisht edhe raca të ndryshme të qenushëve. Këtu mund ti gjejmë të gjitha. Sa i përket ekzotikeve, kemi tarantulat, disa specie të ndryshme akrepash. Jo të gjitha mund ti mbajmë për arsye menaxhimi por mund ti porositim çdo lloj specie të mundshme ekzotike, nga më të rrallat.
Normalisht të gjithë do të pyesni për vlerën që ka çdo kafshë, a është ajo e përballueshme dhe sa arrin çmimi më i lartë? Këto na i tregon me detaje Pandushi, i cili tregon se realiteti është ndryshe nga çfarë mund të mendojmë kur shohim një kafshë për herë të parë.
"Kur themi kafshë ekzotike duket sikur duhet të paguash shumë për një të tillë. Por realisht nuk është ashtu. Mbase në vitet e para në Shqipëri ashtu ka funksionuar, por sot për shembull gjarpëri më pak i kushtueshëm shkon në 100€. Tarantulat shkojnë në 30-40€, nuk është kosto e madhe dhe mirëmbajtjen e kanë shumë të ulët. Sa i përket kujdesit, njerëzit që janë të apasionuar ne i suportojmë gjithë kohën, për çdo lloj pyetje që mund të kenë ne i ndihmojmë. Ka shumë lloje të ndryshme macesh, variojnë nga 300 deri 800€ maksimumi që ne kemi menduar."
Së bashku me Pandushin zgjodhëm që të flasim më tepër për gjarprin, një zvarranik që në pamje të parë mund të krijojë idenë e frikës, por që në fakt nuk është i rrezikshëm. Duke mbajtur dy gjarpërinj në duar, Pandushi tregon se si mund të përkujdesemi për një gjarpër, e çfarë kushtesh kërkojnë këta lloj zvarranikësh për të jetuar sa më gjatë. Një fakt interesant që vlen për tu përmendur është pikërisht fakti se 80% e personave që i preferojnë gjarpërinjtë janë femra, ndërsa meshkujt kanë frikë prej tyre.
"Përkujdesja është shumë e thjeshtë, mjafton të monitorosh lagështinë dhe temperaturën. Përgjithësisht ata kanë terajumin, ambjenti ku ata jetojnë dhe ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është me ngrohje nga poshtë duke qenë se janë zvarranikë dhe nuk e rregullojnë dot vetë temperaturën e trupit si gjitarët, ata kanë nevojë ta marrin ngrohjen. Pjesa tjetër është e ftohtë, për rregullimin e temperaturës. Mjafton uji, është një lloj i quajtur dru kokosi që shërben për të thithur lagështinë. Dhe ushqyerja është në varësi të moshës, përgjithësisht një herë në pesë ditë, pastaj një herë në jave, një herë në dy javë, në varësi të llojit të gjarpërit. Është më e thjeshtë seç duket. Siç e sheh edhe vetë nuk është se ka ndonjë lloj risku, është ajo psikoza te njeriu që mendon se kontakti i parë është shumë i frikshëm, por sa më shumë qëndron pranë tij dhe e prek, e kupton që nuk është i rrezikshëm. 80% e personave të apasionuar pas gjarpërit janë femrat, meshkujt kanë shumë frikë ndërsa femrat i preferojnë më shumë. Kontakti me gjarpërin është goxha i veçantë dhe më beso që janë më pak të rrezikshëm se papagajt. Papagajt janë kafshues në krahasim me gjarpërinjtë. Këto që po mbaj në duar janë një lloj pitoni afrikan, dhe 99% e rasteve nuk kafshon asnjëherë. Me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë kur janë shumë agresivë personat që i kanë mbajtur dhe i kanë keqtrajtuar. Gjarpëri e merr agresivitetin që në vogëli dhe e zhvillon më tej."
Qyteti i Korçës, i njohur si qytet i traditës e kulturës, në fakt ka edhe shumë të apasionuar pas kafshëve. Janë të shumta ato familje që zgjedhin të kenë një kafshë shtëpiake në banesat e tyre si mace apo qen. Vetë Pandushi tregon se ku janë të fokusuar korçarët apo edhe turistët, e po ashtu, thotë se qëllimi kryesor është jo vetëm shitja e një kafshe, por ndihma për të informuar njerëzit që i blejnë.
"Normalisht që ka shumë të apasionuar, aq më tepër për kafshët shtëpiake si macja apo qeni. Dhe janë shumë të interesuar për racat e reja që shohin, dhe kanarinat janë shumë të preferuara në Korçë. Edhe për papagajt ka shumë interes por aty hyn edhe misioni jonë për ti shpjeguar dhe informuar sa më shumë. Kjo për ushqimin e duhur, apo disa raste edhe për lloje mjekimesh që i drejtojmë tek veterinerët, për kujdesin maksimal të kafshës. Ajo është kryesorja, pavarësisht dëshirës apo pasionit që ka një njeri, pa e kuptuar mund ta dëmtojë kafshën. Prandaj duhet të jenë sa më shumë të informuar e të tregohen shumë të kujdesshëm."
Pershop Lako prej dy vitesh ka sjellë një risi në qytetin e bukur të Korçës. Një pasion i dy vëllezërve që vazhdon e sot e kësaj dite të zhvillohet edhe më tej, duke u qëndruar pranë të apasionuarve ndaj kafshëve e duke promovuar kafshët ekzotike të cilat nuk mund ti gjejmë në vendin tonë. Për të gjithë të interesuarit, CNA ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit të Petshop Lako : 0686000205 / 0699917288
Adresa Bulevard Gjergj Kastrioti, Instagram petshop_lako / CNA
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Altin Pojanaku prej një jete ka ushtruar profesionin e...
Paraditen e sotme në Pogradec është zhvilluar një prot...
Në kuadër të festave të nëntorit, fëmijë të kopshteve dhe ...
Në kuadër të Javës së Drejtshkrimit, aktivitet i organ...
City News Albania sjell për shikuesit një personazh mjaft ...
Qytetit të Korçës, një vit më parë, i'u shtua një tjetër r...
Çezmat e Korçës janë një vlerë shumëvjeçare që tregojnë tr...
Prej shekujsh Kolonja ka qenë e lënë në harresë, por vitet...
Në vitin 2020 për Korçën u ndërtua një hotel bashkëkohor, ...
Sot është 87 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gja...
Mirgen Shamblli ka sjellë për publikun një ekspozitë t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...