Aktori Andrea Pepi, rrëfen një jetë në skenë
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...

Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të tjerët, ka edhe artistë të veçantë në fushën e teatrit. Teatri Andon Zako Çajupi ka pjesë të tij aktorë të talentuar të cilët prej vitesh nuk e braktisin skenën, janë aty për të sjellë shfaqje nga më të ndryshmet, drama e komedi që pëlqehen aq shumë nga publiku korçar.
CNA TV sjell për shikuesit një nga aktoret e reja, kjo për shkak të moshës, pasi prej disa vitesh ajo është pjesë e trupës së teatrit. Bëhet fjalë për Ilda Pepin, mbase për ata që e dëgjojnë këtë emër menjëherë do të bëjnë lidhjen me aktorin e mirënjohur Andrea Pepi.
Ilda është vajza e tij, e rritur me aq përkushtim nga dy prindër të mrekullueshëm, të cilët kanë sakrifikuar për të edukuar fëmijët e tyre. Sakrifica më e madhe për Ildën është ajo e babait, idhullit të saj, shembullit më të përkryer që një vajzë mund të ketë në jetë.

Me shumë nostalgji, Ilda tregon lidhjen e saj të fortë me teatrin, duke e konsideruar si një nga dashuritë e saj më të mëdha. Ajo kujton momentet e para kur babai i saj e merrte gjithmonë me vete në aktivitete, e bënte pjesë të tyre, për t’i lënë trashëgimi aktrimin.
"Do ta quaja një nga dashuritë e mia më të mëdha. Teatri ka nisur për mua që në moshë të vogël ndoshta edhe një plagë për të shëruar ka qenë teatri për mua. Kur unë kam qënë e vogël babin tim e kanë hequr nga teatri, është një nga gjërat që mua më dhemb më tepër. Ai më ka mësuar të recitoj, në kohë të vështira sepse natyrisht që ishte një periudhë shumë e vështirë në Shqipëri. Nëna qepte dhe babi shiste në pazar për t’ia dalë, për të na rritur ne, sakrificat e prindërve tanë. Babi më ngjiste në Varrezat e Dëshmorëve dhe më mësonte aty të recitoja, të këndoja, të kërceja dhe ka qenë gjithmonë një dëshirë shumë e madhe kur e shikoja të gjithë qytetin para meje. Kisha shumë dëshirë që të mos ishte vetëm babai spektatori im por i gjithë qyteti.

Nisi si një lojë, si një dhimbje, si një ëndërr dhe pastaj u bë një dashuri shumë e madhe, një dashuri pa të cilën them do të ishte e vështirë të jetoja. Do ta quaja si një dashuri që jam e sigurt që asnjë mëngjes nuk do të më thotë "sot nuk të dua". Është një dashuri për të cilën aktori punon, lufton, jep shumë nga vetja, vuan, sakrifikon por që sa vjen e rritet, nuk zbehet pavarsisht se jeta në art nuk është e lehtë, apo aq e shtruar sa t’i mund ta kishe ëndërruar. Nëse unë jam sot kjo që jam me ato veçoritë e mia, jam prej babait tim sepse gjithmonë kam dashur ta imitoja atë. Ka qenë idhulli im, e shikoja që shkruante fillova të shkruaja edhe unë, e shikoja që kërcente sigursht doja të kërceja edhe unë më mirë se ai. E shikoja që aktronte, kur e kam parë në moshën 15 vjeç dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe."
Në një moshe mjaft të vogël, 6-vjeçare, Ilda është ngjitur për herë të parë në skenë. Roli i saj i parë ka qenë në teatrin e kukullave, ndërsa nga grupi pjesëmarrës i fëmijëve, vetëm ajo është sot aktore. Ndërsa e pyesim për rolet më të përzemërta, Ilda veçon shfaqjen "8 Femrat", ku në krah të saj, ka luajtur me aktoret më të suksesshme të skenës shqiptare. Ajo e konsideron fat që ka arritur deri këtu, dhe nuk le pa përmendur edhe bashkëpunimin me Koço Qëndron me një shfaqje aq të veçantë, duke patur parasysh se aktori Qëndro ishte në moshën 93-vjeçare në atë skenë.

"E kam nisur shumë shpejt, me teatër kukllash, kam patur një rol aty me një grup fëmijësh të rinj, ku nga ai grup vetëm unë jam bërë aktore, me regjinë e Ligoraq Rizës. Për herë të parë në skenë kam dalë 6 vjeç. Rolet e mia në teatër janë disa por shtysën dhe forcën ma ka dhënë Portokallia. Ftesa që më ka ardhur nga Ledio Lako dhe Altin Basha si studente e tij, ka qenë një eksperiencë shumë e vlefshme për mua. Rolet në teatër kanë filluar me role të vogla, ai që ka bërë më shumë bujë për mua ka qenë tek " 8 Femrat". Ishte fat për mua të luaja me Yllkën, me Rajmondën që nuk i kisha takuar kurrë në skenë, me Olta Dakun, kemi bërë një shfaqje shumë të bukur. Edhe rolet e tjera më kanë pëlqyer dhe i kam dashur, roli me Koço Qëndron, me një 93-vjeçar në skenë ishte një emocion shumë i bukur. Rolet janë të bukura dhe ne i duam fort. Pastaj eksperiencat dhe kënaqësinë që ke varet nga ekipi që ke marrë pjesë. Besoj se të gjithë aktorët rolet i duan fort."

Nëse do të duhej të zgjedhë mes dramës dhe komedisë, Ilda preferon dramën, e kjo për shkak se në akademinë e arteve ku ka studiuar, ka patur rolet kryesore më të vështira të dramaturgjisë. Ndonëse prirjen e ka tek drama, ajo mjaft mirë përshtatet edhe tek komedia. Ilda thotë se trendi i viteve të fundit është pikërisht komedia, e nëpërmjet shfaqjeve të ndryshme, janë përpjekur të shkojnë aty ku do publiku.
"I kam shumë qejf dramat. Takimi pas 8 vitesh që isha shkëputur me Altin Bashën me një vepër shumë të bukur monolog, për mua ishte historia e babait tim në zërin e një femre sepse historitë e artistëve përsëriten. Më ka ringjallur shumë emocione të forta, kam kuptuar që po bëja teatër pa objekte sepse vlera më e madhe e teatrit është fjala. Më ka lënë shije shumë të mirë ajo shfaqje. Altini më ka përgatitur gjatë gjithë kohës në akademi dhe më ka dhënë rolet kryesore më të vështira të dramaturgjisë, Shekspir, antikitet. Nuk përballem shpesh me dramë, ndoshta veprat që vendosim sot janë më tepër komedi për shkak se është bërë si trend që ne shkojmë ku do publiku dhe nuk e marrim publikun ta çojmë aty ku duam ne por drama për mua është me e preferuara e më e dashura."

Ilda Pepi është një aktore shumë e thjeshtë dhe me një karakter të veçantë nga të tjerët. Kthimi në Korçë për të nuk ka qenë aq i lehtë, ndërsa tregon se edhe rolet më të vogla i mjaftojnë për të kënaqur publikun e mbi të gjitha shpirtin e saj artistik. Një gjë që të bën përshtypje është thjeshtësia e saj, siç thotë dhe vetë Ilda, nuk ka jetuar për të kapur majat, por për të qëndruar në skenë me besimin e publikut, që e ka fituar mjaft lehtë në Korçë. Për të kjo është kënaqësia më e madhe e të qënurit aktore.
"Çfarë dua të arrij në të ardhmen? Nuk e di. Dua thjesht të jem këtu të luaj në skenë, nuk kam jetuar kurrë për të kapur majat apo egoizma të mëdha. Kam dashur të kënaq publikun, shpirtin tim edhe me role të vogla, s’ka rëndësi. Me një rol shumë të vogël unë jam nominuar në festivalin e madh që bënte Tirana për aktoret e reja më të mira. Kthimi në Korçë nuk ka qënë shumë i lehtë por kam kuptuar që thjesht me dashuri mund t’ja dalësh çdo gjëje. Dua vetëm me dashur t’ja dal pasi është e vetmja gjë që kam, nuk mbaj dot inat gjatë sepse më duket vetja shumë e vogel të ngecem peng i disa gjërave të vogla. Deri diku ua kam thithur besimin publikut. Është kënaqësi e madhe kur ti ke foto pas shfaqjes, e mbushur plot me buqeta lulesh, kjo është kënaqësia e aktorit. Ti punon, lufton, netë pa gjumë, mërzitje, përpëlitje të gjitha për të parë në fund publikun që të sheh në sy dhe të duartroket."

Ilda Pepi nuk ka talentin e vetëm aktrimin. E rritur në një familje artistësh, me babain aktor, shkrimtar e regjisor, dhe me vëllain piktor, duket se ka marrë talent edhe për pikturë. Këtë talent ajo e ka shfaqur në Karnavalet e Korçës, ndërsa është kthyer edhe në një stiliste për veshje të ndryshme në këtë aktivitet. Ndër punët e saj më të mira, ajo që mbetet e preferuara dhe më e dashura për Ildën është "shqiponja", e stiluar me aq mjeshtëri nga aktorja korçare, si një risi për Karnavalet.
"Karnavalet e Korçës filluan për mua si një detyrim ndaj punës por në përgjithësi nuk më pëlqen që të dal njëlloj si të tjerët dhe gjithmonë mundohem të gjej diçka ndryshe. Kisha një veshje të caktuar, për herë të parë provova të sjell maskën vetëm me xixa duke e lyer komplet fytyrën time. Më pas fillova të bëja kurora me lule dhe derisa arrita te puna ime e fundit e karnavaleve, një shqiponjë. Gjithmonë artisti të gjitha akumulimet që ka, të gjitha mërzitjet emocionet i nxjerr nëpërmjet artit. Nëse unë kam prirje ndaj pikturës e kam nga e bukura që kam mësuar nga vëllai im sepse shumë gjëra sot ia dedikoj prindërve të mi dhe vëllait tim. Ata më kanë formuar me përkrahje dhe duke më thënë "Po" për çdo lloj gjëje.

E fundit ishte Shqiponja, një punë që në fund jam habitur edhe vetë. E nisa si një sfidë me veten për të thënë që "ja ku jam ", nuk më fsheh dot sepse unë me punë mund t’ja arrij. Ishte një personazh që u pëlqye shumë dhe kjo gjë më emocionoi, më vjen shumë keq që sot e kam dorëzuar "shqiponjën time" sepse çdo ditë që vija në teatër, vija me idenë që nuk do ia dilja dot. Punonjësit e teatrit më prisnin me shumë dashuri, marrim dhe japim dhe ata çdo ditë më inkurajonin, ndonjëherë më thoshin që isha edhe "e çmendur". Them se mëngjesi kur takohesha me të gjithë punonjësit e teatrit ka qenë një motivim shumë i fortë që unë t’ja dal në fund."
Ilda Pepi është shembulli i një vajze që ka ndjekur shpirtin artistik të babait, e mbase më unike në llojin e saj. Lidhja e saj me teatrin është e papërshkrueshme, me plot emocion, me shumë punë e sakrificë, me mërzitje dhe gëzime në të njëjtën kohë. Aktorja korçare me siguri që do të lërë gjurmë në art, e do të përfaqësojë më së miri një model krenar të një familje korçare plot me vlera./ CNA TV
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...