Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...

Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët nuk e kanë menduar largimin nga ky qytet, por kanë zgjedhur të investojnë dhe të zgjerojnë bizneset e tyre. Ky është rasti i familjes Muslli, ku njëri prej djemve të kësaj familjeje, Desjan Muslli, vendosi të ndërtojë fillimisht një restorant modest me gatime tradicionale, e më pas e zgjeroi biznesin e tij duke krijuar edhe bujtinë për të pritur vizitorët.
Në Vilën Muslli gjejmë një larmishmëri shërbimesh, si te kuzhina tradicionale korçare, po ashtu edhe në akomodimin tepër të veçantë e të ngrohtë.
Desjan Muslli tregon për CNA TV hapat e para që ai bashkë me vëllain e tij ndërmorën për krijimin e restorantit e më pas të bujtinës.

"Vila Muslli është një biznes familjar, që u krijua nga kërkesat e klientëve. Më parë kemi pasur një biznes më të vogël, tip grill me produkte të fermës sonë. Nga rritja e kërkesave për të shtuar produktet e mishit dhe gatimeve tradicionale krijuam një ambient më të madh që filloi me restorant. Futëm të gjitha gatimet tradicionale, krijuam ambientin sa më tradicional për Korçën, të ngrohtë me një arredim me dru, si tip birrarie. Punojmë të gjithë si familje. Ferma është krijuar rreth 12 vite më parë, me derra, dhe për të shitur më shumë mishin e krijuam në fillim një dyqan me skarë të produkteve të derrit, më pas krijuam llukanikun tonë, qofte dhe kërnace Korçe. Më pas e zgjeruam duke futur edhe mishin e viçit."
Duke parë kërkesat në rritje të turistëve, të cilët shijonin ushqimin tradicional dhe kërkonin akomodim, Desjani mendoi zgjerimin e aktivitetit familjar, duke sjellë edhe 7 dhoma të arreduara deri në detaj, me mbizotërimin e elementit të drurit dhe gurit, duke zgjedhur edhe oxhak për ta bërë qëndrimin sa më të ngrohtë dhe familjar.

"Në pjesën e hotelit, pas krijimit të restorantit, patëm kërkesa nga klientët për hoteleri, pasi Korçës iu zhvillua shumë turizmi. Ishte më parë shtëpi banimi dhe menduam ta kthenim në bujtinë për klientët. Patëm sukses, kemi rreth 1 vit që po punojmë me vizitorë vendas e të huaj, u mundësojmë edhe këtë shërbim dhe jemi të kënaqur. Kemi 7 dhoma, të cilat janë çift dhe familjare, kemi një suitë dhe një apartament që ka 2 dhoma brenda për familjarë. Dhomat janë të ngrohta dhe i kemi qëndruar tradicionales më shumë duke futur elementin e drurit sipas vendit ku jetojmë. Kemi dhomë me oxhak që i përshtatet qytetit të Korçës."
Ajo çka turistët zgjedhin në Korçë, është pikërisht gastronomia. Një traditë korçarë që përfshin qindra lloje produktesh mishi, brumi dhe bulmeti. Desjani, si shefi i kuzhinës, është kujdesur që në tavolinat e klientëve të mos mungojë asnjë nga gatimet tradicionale që ofron qyteti juglindor.

"Në kuzhinën e Vila Musllit janë pak a shumë produkte tradicionale, të cilat futen në ato të skarës, të furrës, lakror me dy petë. Unë jam shefi i kuzhinës dhe më pas vëllai dhe mami. Ushqimet nuk mund t’i ndaj kush është më i veçantë dhe më pak i veçantë, të gjitha pëlqehen. Ushqimet janë produkte si mishi i gicit, në skarë dhe furrë, për ta bërë më të veçantë e krijuam ne këtë pjesën e furrës. Edhe shqerrat në hell preferohen, mishi i viçit, llukanikun që e prodhojmë vetë, qofte shtëpie, kërnace, petulla të fshira. Kemi nga bulmeti djathëra të ndryshme dhe salcat, si tirokafteri, të marinuara dhe të bëra nga ne."
Dy nga gatimet më të veçanta e të kërkuara nga korçarët dhe turistët, janë pjata me të brendshme qengji dhe tava me rosë të egër. Për shikuesit, Desjani tregon me detaje të veçantat e të dyja gatimeve dhe mënyrën e përgatitjes.

"Pjata që po gatuajmë është të brendshme qengji, të cilat i kemi të marinuara në tigan dhe të shuara me verë. Pjata ‘tigania’ është mjaft e preferuar dhe e kërkojnë shumë klientët te ne. Është tradicionale, besoj se gatuhet kudo, por secili ka pjesën e tij të përgatitjes. Ne deri tani po na e pëlqejnë."
"Këto tavat janë tava me rosë të egër, të cilën e kanë porositur klientët jashtë dhe e kemi përgatitur me kritharaq. Në Korçë nuk di të gjendet në restorant tjetër, por te ne e gjejnë. Tavat bëhen me porosi, 1 orë para, si dhe tavë me jufka, kritharaq, pilaf, me pulë vendi dhe me rosa, varet nga pëlqimet e klientit."
Ndër të tjera, shefi i kuzhinës tregon se në Vilën Muslli mund të konsumohen të gjitha vaktet, duke filluar me mëngjesin që është pjesë e paketës së akomodimit, e duke vazhduar me larmishmërinë e menysë së drekës dhe darkës, në varësi të preferencave të klientëve.
"Në Vila Muslli i ofrojmë të gjitha vaktet, nga mëngjesi që e përfshin hoteli, petulla, vezë. Po ashtu të gjitha produktet në drekë, te restoranti, siç e përmenda produktet e mishit dhe brumëra, dhe darkën po ashtu sipas kërkesave. Komentet kanë qenë shumë pozitive, me klientët jemi të kënaqur, si edhe ata me ne."

Të shumtë kanë qenë vizitorët vendas e të huaj që zgjedhin Vilën Muslli për të kaluar disa ditë pushimi, por edhe gjatë festave të fundvitit, si edhe sezonin veror.
"Sezonet që ka pasur shumë turistë ka qenë në festat e fundvitit, dhjetor - janar, po ashtu gjatë verës duke filluar nga qershori deri në shtator. Turistët janë shqiptarë e të huaj. Të huaj të shumtit kanë qenë grekët, lituanezë, anglezë, italianë. Shqiptarët janë nga Tirana, Shqipëria e mesme, nga qytete të ndryshme."
Vila Muslli ndodhet në hyrje të qytetit të Korçës, te rrethrrotullimi i quajtur Globi. Krahas ambientit familjar, ngrohtësisë e rehatisë, si edhe menysë së pasur me gatime tradicionale, në këtë bujtinë ofrohet edhe shërbimi delivery për klientët. CNA TV ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit për rezervime në restorant dhe hotel. 069 669 7999
Instagram: vilamuslli
Adresa: Lagjja 9, rruga Thanas Floqi, Korçë./ CNA TV
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Zanatçinjtë e vjetër të Pazarit të Korçës duket se kanë mb...
Fundjava ka nisur më së miri në qytetin e Korçës, ku mbrëm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...