Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...

Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasionit për sportet ujore. Shkak është bërë një sekuencë filmike e parë në televizion të huaj, në vitet e diktaturës. Kaq është dashur që pas emigrimit në shtëtin italian, Ilirjani të zhvillojë pasionin e fshehur për kite surfing dhe ëind surfing, të njohura aq shumë në botë si sporte ekstreme ujore. Cna Tv ka zhvilluar një intervistë shumë interesante me sportistin i cili tregon të veçanta e detaje nga me tepër se 25 vite praktikant të sporteve ujore.
"I përket fëmijërisë të hershme. Një filmim që shikoja normal nga filmimet e televizioneve të huaja, e pashë për herë të parë dhe ngelem i shtangur në ato sekuenca filmike. Ngeli si një ëndërr në sirtar, për të qënë dhe unë në atë lloj sporti. Kontaktin e parë e para kur shkova në Itali, ndalova atje dhe gjeta vendin ku zhvillohej ai sport, Lago del Garda, dhe qyteti quhen Riva del Garda, qëndrova atje për këtë sport. Ky ishte kontakti im i parë."
Lidhja e tij me këtë lloj sporti është aq e veçantë dhe e pashmangshme për Ilirjanin. I rritur pranë liqenit dhe natyrës së Pogradecit, ajo e afruar shpirtërisht me sportin që ai praktikon, ndërsa shprehet se në këtë sport është vetëm ai dhe natyra.
"Normale është një sport që ka lidhje shumë me natyrën, kondicionohet nga kushtet atmosferike dhe kjo lidhje të bën që ta shijosh natyrën, dhe ta jetosh maksimalisht përjetimin e saj. Aty je ti dhe natyra."
Sportet ujore të konsideruara si ekstreme e të vështira, kanë një sërë veçorish që duhen respektuar dhe ndjekur me rigorozitet në mënyrë që të shmangen incidentet, si për profesionistët ashtu edhe amatorët. Krahas këshillave që jep Ilirjani mbi gjërat që duhen patur parasysh në kite surfing dhe ëind surfing, ai thotë se kanë ndodhur edhe aksidente të vogla por që tashmë janë bërë pjesë e jetes së tij sportive.
"Si çdo lloj sporti, nuk është se ka vështirësi, është sport i lehtë. Për një që është i apasionuar dhe e kërkon, e mëson shumë lehtë por kryesorja është që duhen respektuar limitet dhe kushtet meteorologjike. Në rradhë të parë duhet të kemi parasysh sigurinë, pasi çdo lloj sporti nëse nuk respekton limitet, atëherë do dëmtohesh. Për të evituar dëmtimin duhet të respektosh intensitetin e erës, peripecitë si rrufetë, koha e vrenjtur, telat e tensionit, rruga apo njerëzit e tjerë nëpër plazhe të populluar."
"Për fat të mirë ndaj të tjerëve jo, por ndaj vetes po. Si çdo lloj sporti ka dhe aksidente por ngelen gjëra sekondare dhe nuk na krijojnë probleme, janë bërë pjesë e këtij lloj sporti."
Ta zhvillosh këtë lloj sporti në grup është kënaqësi më vete për Ilirjanin. Ndonëse është një sport solitar, bëhet akoma më i këndshëm kur bashkohen disa të apasionuar. Në Shqipëri ky lloj sporti është mjaft i zhvilluar viteve të fundit, por fatin më të madh Ilirjani e ka patur në Itali, në një aktivitet ku janë mbledhur të gjithë kampionët e botës.
"Edhe pse është një sport solitar, që ti e bën vetë, kthehet në diçka më e bukur kur kthehet në komunitet ose grup. Gjithsesi ngelet prapë i bukur edhe vetë, me vitet që kalojnë edhe njerëzit ndryshojnë. Ka të rinj që e kanë përqafuar, dhe më bëhet qejfi që kemi shokë e miq sidomos në Durrës, Darëzezë, Vlorë që e praktikojnë. Por në Pogradec si një vend që nuk e favorizon shumë këtë lloj sporti, se nuk është shumë me erë, prapë interesi i të rinjve duket."
"Tek qyteti ku unë ndodhesha, ishte një qytet që bëhej një nga etapat e Kupës së Botës, në ëindsurf freestyle. Dhe fati ishte që atje shikonim kampionët e botës që vinin dhe vendi është me emër, quhej Meka e Ëindsurf-it në Itali. Aktivitetet ishin të shumta, ne nuk pretendonim të ishim me kampionët e botës por në aspektin tonë amator kërkonim ti ndiqnim. Fati i mirë ishte që rrinim me ta dhe bënim surf me ta."
Në mbyllje të intervistës, e pyesim Ilirjanin për të ardhmen. A do të vazhdojë ai pasionin e tij, deri kur e ka menduar ta ndjekë këtë sport?
"Kemi shumë ëndrra por për sportin doja të isha dhe njëherë i ri. Rinia shkon me këtë sport dhe ato që kemi kaluar kanë qenë të këndshme sepse mund të ishim edhe më pretendues. Ky sport praktikohet nga një gamë e gjerë e moshave, nga fëmijë deri 80 vjeç. Nëse do shkoj 80 vjeç do ta praktikoj. Djemtë e mi, është ajo që themi që genetika nuk të fal, dashur pa dashur dhe ata e kanë qejf dhe e praktikojnë."
Ilirjan Tasellari është shembulli i një njeriu i cili realizon ëndrrat, dëshirat dhe pasionin, pavarësisht se sot është 55 vjeç, ngelet po aq i ri sa dikur. Ky është një shembull që duhet të ndiqet nga të rinjtë shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë e qytetit të Pogradecit. Tasellari është i vetmi pogradecar i cili praktikon kite surfing dhe Windsurfing./ CNA
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Së fundmi Korçës i është shtuar një tjetër aset turistik n...
Engjëllush Kolami, prej një jete, ka zhvilluar investimin ...
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi p...
Përse e quajnë Vaskën ikonë lëvizëse të Korçës? Sepse ësht...
Si rrallë herë Korça këtë vit ka ardhur me një kartoli...
Një sport sa i vështirë, aq edhe me adrenalinë. Hiking në ...
Ngjyrat e qytetit juglindor të Korçës në të gjitha dimensi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...