Mblidhet qeveria/ Marrëveshje e re për sigurimet shoqërore dhe 3 ndryshime për sistemin financiar
Mesditën e kësaj të mërkure u mbajt mbledhja e radhës e qe...

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u mblodh sot për të diskutuar mbi ecurinë e punës dhe raportet e paraqitura nga ekspertët.
Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti Luciano Boçi, kritikoi mënyrën se si mazhoranca po përpiqet të përshpejtojë procesin, duke anashkaluar disa prej etapave të miratuara në projektkalendarin e punës.
“Ne e ftojmë Komisionin të respektojë veten dhe vendimet që ka miratuar. Kemi një projektkalendar dhe nuk mund të digjen etapat e përcaktuara në të”, deklaroi Boçi.
Sipas tij, raporti i paraqitur mbështetet kryesisht mbi Reformën Administrativo-Territoriale të vitit 2014, ndërkohë që Komisioni duhet të zhvillojë fillimisht një analizë të plotë të reformës ekzistuese dhe më pas të përcaktojë parimet mbi të cilat do të ndërtohet reforma e re.
Boçi ngriti pikëpyetje mbi punën e ekspertëve të mazhorancës për një model të ri territorial, në një kohë kur Komisioni ende nuk ka miratuar parimet dhe metodologjinë mbi të cilat duhet të bazohet reforma.
“Si mund të kenë punuar ekspertët e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2, kur ende nuk kemi përcaktuar parimet e saj?”, pyeti ai.
Bashkëkryetari i Komisionit evidentoi gjithashtu se procesi i dëgjesave nuk ka përfunduar. Sipas tij, dëgjesa për Qarkun e Tiranës ende nuk është mbyllur, ndërsa kryetarët e bashkive të Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Lezhës nuk janë paraqitur në Komision, megjithëse ishin të detyruar të merrnin pjesë.
Ai shtoi se nuk janë zhvilluar ende dëgjesat me komunitetet, grupet e interesit dhe institucionet ndërkombëtare, nuk është realizuar sondazhi publik dhe as vizitat studimore të parashikuara në kalendar.
“Ku është dokumenti politik? Ku janë dy ose tri variantet që duhet t’i paraqiteshin Komisionit? Si mund të flasim për një raport përfundimtar, kur pjesa më e madhe e detyrimeve të miratuara nuk është realizuar?”, u shpreh Boçi.
Deputeti kërkoi shtyrjen e afatit të Komisionit deri në muajin tetor, me qëllim që puna të përfundojë në mënyrë serioze dhe të respektohen edhe afatet kushtetuese për ndryshimet ligjore.
Ai solli si argument edhe shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke theksuar se puna e dy komisioneve është e lidhur drejtpërdrejt.
“Kemi plotësuar vetëm dy pika e gjysmë të projektkalendarit. Duhet të përfundojmë pikën e tretë dhe të bëjmë një punë që u shërben qytetarëve, jo një reformë të nxituar dhe të paracaktuar”, deklaroi Boçi.
Sipas tij, dëgjesat e zhvilluara deri tani kanë treguar se propozimi për reduktimin e numrit të bashkive nuk gëzon mbështetje të gjerë. Përkundrazi, një pjesë e dëshmive dhe propozimeve të paraqitura kanë kërkuar ruajtjen e 61 bashkive ose shtimin e numrit të tyre.
“Ne nuk po imponojmë mendimin tonë. Po kërkojmë vetëm respektimin e rendit të ditës dhe të projektkalendarit që është miratuar me votë nga vetë Komisioni”, përfundoi Boçi./ CNA
Mesditën e kësaj të mërkure u mbajt mbledhja e radhës e qe...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi sot procesin zgjedhor...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, hodhi sot akuza në drejtim...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar sot pas dekl...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ndarë sot një...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në dar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë s...
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për Euron...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...