web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikandidim në zgjedhjet brenda PD-së?/ Ivi Kaso njofton vendimin

14 Korrik 2026, 12:07, Politikë CNA

Rikandidim në zgjedhjet brenda PD-së?/ Ivi Kaso njofton vendimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ndarë sot një vendimin e tij për moskandidimin për detyrën e Sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaso thekson se ndërmerr këtë hap pas 12 vitesh dhe tri mandatesh radhazi në drejtimin e këtij sekretariati.

Kaso shprehet se do t’i përkushtohet plotësisht detyrës së tij si deputet.

Postimi i plotë:

Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikadidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale .

Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam! Një falënderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore historike në kushte tejet të vështira!

Dua të falënderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim./CNA





Lajmet e fundit nga