web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shoqëruar nga bashkëshortja/ Rama ndan pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare me Macron

13 Korrik 2026, 22:54, Politikë CNA

I shoqëruar nga bashkëshortja/ Rama ndan pamjet nga mbërritja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve.

Siç shihet edhe në foto, Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ndërkohë pjesë e darkës janë edhe liderët e tjerë të vendeve europiane.

Ditën e nesërme, po me ftesë të presidentit francez, kryeministri Rama, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës. /CNA





Lajmet e fundit nga