Erion Isai, jeta si kryetar bashkie dhe si artist!
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...

Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veçantë që sjell për shikuesit CNA TV. Me një histori mjaft interesante, si punonjës i ndërrmarjes së shërbimeve publike shumë kohë më parë, Benonin e njohin të gjithë në qytet si njeriun që mbrojti me mish e me shpirt parkun "Rinia". Një histori frymëzimi për të rinjtë, duke parë sakrificat e mëdha që ai ka bërë për punën e tij. Më tepër se 40 vite në mbrojtje të parkut të qytetit, madje edhe sot që është në moshë të thyer, sërish rri pranë familjeve korçare për t'u shërbyer.
"Benoni është një qytetar i lindur në Shkodër, dhe i ardhur në Korçë, në 1960. Me kalimin e viteve mbaruam gjimnazin, vajtem ushtar, u kthyem, e si përfundim hymë në ca ndërmarrje që nuk i kisha qejf por nga e keqja hyra. Prej atje, në 1977 hyra në parku 'Rinia'. Ditën e parë që kam hyrë, kemi prerë plepat në Varrezat e Dëshmorëve që ishin poshtë në atë kohë."
73-vjeçari tregon se si e gjeti parkun në vitin 1977 kur filloi edhe punë në komunale siç quhej në ato vite. Që prej fillimit të punës, Benoni ka ndërhyrë në plepat e zonës së parkut, hapjen e parcelave e deri te mbjellja e barit dhe rregullimin e pishave.
"Parku ishte mizerie kur hyra unë, çdo gjë ishte rrëmujë. Së pari filluam nga plepat, ishin kot atje dhe hoqëm edhe Varret e Dëshmorëve. Filluam hapjen e parcelave me bel, të gjithë parkun. E kemi niveluar tamam me mjete primitive, hodhëm farë bari e filloi doli bari. Bëmë format se ishte pa forma, i bënë me bordura dhe i mbollëm me lule. I ngritëm degët e pishave se ishin shumë poshtë, që të mos pengonin njeri dhe pas 2-3 vitesh e mori veten. Kur rritej bari e korrnim me kosë se s'kishte makineri në atë kohë. Në behar na çonin kodrave, që mësuam si kalitet dhe mprihej kosa, dhe 3 muaj korrnim të gjitha kodrat e Korçës."
Në fillim të intervistës, Benon Progri tregon se është shkodran, e ajo që të vjen direkt në mendje është se si përfundoi ai në qytetin e Korçës. Një histori mjaft e dhimbshme që e tregon me lot në sy, duke vënë në dukje edhe vështirësitë e asaj kohe sa u përket ligjeve të shtetit. Nënën e Benonit e burgosën, ndërsa babain e tij e vranë. Këtë histori ai e tregon ekskluzivisht për CNA TV.
"Mamaja doli partizane, në 1943. Kur mbaroi lufta, vëllezërit nuk na i qasnin. Mamaja ishte infermiere, kishte mbaruar në kohën e Italisë. Pas lufte, nuk e qasën këtu, hyri infermiere në spitalin ushtarak në Tiranë. Që atje u hodh në Shkodër ku u njoh me Vasilin, babain tim por pa celebrim. Bënë motrën, babai ishte oficer me gradë kolonel, dhe i thanë që 'Hajde të ikim Vasil se duan të na presin kokën neve'.
E kishin organizuar ata që të iknin me 3 makina të mëdha, e para me ushtarë e dyta me oficerë dhe e treta me familje të oficerëve. Vasili nuk e tradhëtoi atdheun. Si përfundim e morën edhe mamanë, edhe Vasilin. Vasilit i lëshuan qen, e bënë fërtele, e futën në thes dhe e hodhën në Bunë, kurse mamanë e dënuan 15 vjet që nuk denoncoi për tentativë arratisje dhe mbajtje arme pa lejë.
Kur e arrestuan ishte 3 muajshe me mua, kurse motrën e çuan në shtëpia e fëmijës. Kuvendi popullor ja fali, se ishte infermiere dhe ja kishin nevojën mamasë. Bëri 3 vite burg dhe doli, por ndenji në Shkodër."
Pas Shkodrës, ata u kthyen në Korçë, ku mamaja e Benonit filloi punë si infermiere në spital, ndërsa motra e tij nisi studimet për infermiere gjithashtu. Dilema e Benonit mbetej vendi i punës që ai do të mund të kapte, duke pyetur e kërkuar kudo. Në atë kohë vështirësia ishte shumë e madhe pasi nuk ofronin punë, madje i sugjeronin për në minierë por Benoni nuk pranoi. E kjo derisa u realizua punësimi në ndërrmarjen e shërbimeve publike.
Parku Rinia mori gjallëri, fillimisht nga lodrat që u vendosën për fëmijët.
"Në fillim i bëri komunalja lodrat për fëmijët në park, i rrethuam me kangjëlla dhe doli gjë e bukur. Çdo pasdite ishte plot atje, u dukej diçka e madhe."
Por ajo çka ka bërë 73 vjeçari për mbrojtjen e parkut të qytetit është fantastike aq edhe e dhimbshme. Me lot në sy, ai tregon se si e gjeti mënyrën që me "intriga", duke qëlluar natën me armë, ja doli të largonte të gjithë njerëzit që kërkonin të prisnin pemët në park. Shumë prej këtyre personave dashakeqës u përballën edhe me dënime në vlerë monetare që në atë kohë ishin mjaft te vështira për tu siguruar.
"Punoja 4 orë në park, dhe 4 orë të tjera merrja sëpatën i bija kodrave vërdallë deri te Shën Thanasi."
"Në kohën e luftës unë tërë natën me armë shtija, jo për të vrarë, vetëm për të trembur. Dhe nuk afrohej këmbë njeriu. Pas 1997, se e mbaja armën në tunel dhe çdo natë shtija, më tha një barçar 'ty të janë vënë të të vrasin, se i ke dënuar në kohën e Enverit'. I thashë 'i dënoj se vendin e punës rruaja, çdonin që vinin e prisnin akacje këtu?'
Merrnim të plotfuqishmin, vinim në Barç dhe i nxirrte me rradhë të gjithë burrat. Më pyesnin mua cili qe? Ua tregoja. Dhe i dënonin 3 mijë lek, 5 mijë lek por ishin shumë në atë kohë. Nuk jam konfiktuar asnjëherë më grushta, vetëm me marifet me dredhi e mbrojta parkun."
Pasioni i madh që ka i moshuari shkodran e bën që edhe sot e kësaj dite t'u shërbejë familjeve korçare, kur kanë nevojë për të prerë trëndafilat në oborret e banesave apo dhe për t'i pastuar llojet e ndryshme të bimëve dhe pemëve.
"Beharit kam punë, nuk qahem, se më njohin e i njoh. Marr gërshërën e pres bimë të ndryshme, trëndafila. Dimrit e kam pak zor sepse pritet puna, me fillim Marsi hapet puna. Shikoj vende ku duhen prerë trëndafilat, i trokas i pyes a ti bëj. Po të vije pas çerek ore nuk do më gjeje, se do pija kafenë, do merrja sharrën e gërshërën e do ikja nga shkolla bujqësore se kam ca vende për të bërë. Edhe ndjej kënaqësi, po edhe 5 lek për xhepin."
Benon Progri është me plot gojë shembulli më i mirë i një njeriu punëtor, që vendos punën si prioritet në jetë, dhe që e mbron atë në të gjitha mënyrat. Ai sot ka një vajzë, dhe është pensionist, por nuk kërkon asgjë nga shteti veçse një punë për vajzën e tij. Nëpërmjet këtij reportazhi, shpresojmë që shikuesit të kenë përjetuar sado pak dhimbjet e një njeriu me vlera, që vijon të japë shumë nga vetja e tij për qytetarët korçarë./ CNA
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Kolonja ka pësuar një hov sa i përket zhvillimit të turizm...
Ilirjan Tasellari, prej vitit 1998 nuk i ndahet pasion...
Mjeshtrat e punimit të gurit janë rikthyer në qytetin ...
Turizmi familjar ka përqafuar të rinjtë e Korçës, të cilët...
Rritja e interesit për të vizituar dhe eksploruar zonat ma...
Faqja Zyrtare e Formula 1 H2O ka publikuar kalendarin e ak...
Qyteti i Korçës njihet për traditën dhe kulturën e veç...
Një traditë e hershme dhe tëpër e veçantë janë Karnavalet ...
"Hani i Pazarit" është një nga asetet turistike të hoteler...
Korça njihet për serenatat e bukura, të kënduara me mjesht...
Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të ...
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijër...
Artizanati në Korçë para viteve 1990 ka qenë tepër i zhvil...
Qytetit të serenatave i mungonte një dyqan i mirëfillt...
Dy vëllezërit Pandush dhe Tomas Lako, janë jo vetëm të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...