web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me vlera historike

24 Prill 2024, 20:26, Qyteti im CNA

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks të shtuar të vizitorëve jo vetëm nga Shqipëria por nga e gjithë bota. CNA Tv nëpërmjet reportazheve të shumta, ka për synim të promovojë qytetin e bukur të serenatave, si edhe të sugjerojë për të gjithë shikuesit vende të ndryshme që mund të vizitojnë për të kaluar momente të këndshme me familjen dhe shoqërinë. Në reportazhin e radhës, do të sjellim një nga restorantet më të frekuentuara në zonën e Pazarit të Vjetër të qytetit, njëkohësisht edhe hotel ku mund të akomodoheni me ngrohtësinë dhe rehatinë që ofron.

Bëhet fjalë për “Vila Domenico”, e hapur në vitin 2020, brenda një godine me vlera historike që e bën një nga më të vjetrat e kësaj zone. Në një intervistë për CNA Tv, administratori Franko Lala tregon më tepër lidhur me ndërtesën, vlerat e saj, po ashtu edhe të veçantat e dhomave të hotelit, restorantit dhe gatimeve tradicionale që mund të gjejmë te “Vila Domenico”.

Ndërthurrja e tradicionales dhe modernes e bëjnë ndërtesën të jetë një nga më të veçantat, e po ashtu mund të quhet një muze arti për shkak të pikturave të vjetra që janë vendosur në ambjentet e saj.

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

"‘Vila Domenico’ është hapur në vitin 2020. Është zgjedhur pikërisht kjo godinë sepse ka vlerat e saj historike, duke qenë një nga godinat më të vjetra të pazarit. Për arredimin është menduar të ruhet tradita por të ndërthuret edhe me modernen. Gjithashtu është bërë e mundur që të jetë edhe një muze "arti" sepse ndodhen piktura të vjetra dhe moderne në të gjitha dhomat e hotelit, në korridoret e hollit edhe në restorantin tonë."

Sa i përket hotelit, ndonëse me 4 dhoma përbërëse, sërish ngelet i preferuar për klientët pasi secila prej dhomave ka karakteristikat e saj. Duke filluar nga orientimi, ballkonet me pamje fantastike të pazarit, si edhe me elementët e gurit e të drurit, ato ofrojnë komoditet e rehati për çdo vizitor që zgjedh “Vilën Domenico”.

"Hoteli jonë është i përbërë nga dhoma çift, dhoma teke dhe dhoma për grup. Çdo dhomë është e ndryshme nga secila prej tyre në bazë të orientimit jug, lindje dhe perëndim. Gjithashtu ndryshojnë nga pikturat që janë vendosur brenda tyre, orientimi i ballkonit dhe arredimi i brendshëm. Këto dhoma mundësojnë të flesh dhe të jetosh traditën e Korçës dhe modernen të ndërthurrur në një."

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

Restoranti me gatimet tradicionale është çelësi kyç i frekuentimit të tij. I hapur çdo ditë të javës, e ajo çka e veçon nga restorantet e tjera në këtë pjesë të pazarit të vjetër është përzgjedhja me kujdes e menusë që ofron. Franko shprehet mjaft i kënaqur për këtë menu, duke veçuar dy nga gatimet më të kërkuara nga klientët që nuk gjenden në restorantet e tjera. Mesniku dhe supa me kaçka janë dy llojet e gatimeve që tërheqin turistët të cilët preferojnë tradicionalen, por pa lënë mënjanë as produktet e mishit, si edhe kuzhinën italiane me rizoto e pasta të shumëllojshme.

"Restoranti jonë është i hapur 7 ditë në javë, prej orës 12 në drekë e deri në orën 12 në darkë. Është çdo ditë i hapur me menunë tradicionale e cila është e bazuar më shumë te mishi por edhe tek kuzhina italiane, me rizoto dhe pasta. Por ajo që dua të bëj highlight janë gatimet tradicionale që i gjejmë vetëm këtu dhe në asnjë vend tjetër, siç është mesniku, që përmban petë byreku të pjekura tek e tek dhe të bëra me mish koke, pule ose viçi. Më pas kemi mundësinë e zgjedhjes së "supës me kaçka". Njerëzit do pyesin çfarë janë kaçkat, ne në Korçë u themi arrave, pra është supë me arra që gjendet vetëm tek restoranti jonë. Mishi është i gjithi bio, i marrë prej kullotave të Ersekës, gjithashtu dhe bulmeti që është marrë bio nga fshatrat tona rreth e rrotull."

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

Për kuzhinieren Nora Arifi cilësia është kryesorja për restorantin e “Vila Domenico”. Përkushtimi i madh që stafi ka ndaj gatimeve dhe produkteve bio, ka bërë që klientët të mbeten mjaft të kanaqur dhe të rikthehen sërish. Ajo çka kërkojnë më tepër turistët janë petullat e fshira, fasulet pllaqi por ka nga ata vizitorë që zgjedhin kuzhinën italiane.

"Kuzhina e ‘Vila Domenico’ është kuzhinë tradicionale. Ne së pari i përkushtohemi cilësisë, që klienti atë që ha, nuk e ha në asnjë restorant tjetër në qytetin e Korçës. Ushqimi, frutat që marrim, mishin, djathin dhe gjalpin janë të gjitha në cilësi. Turistët janë tek kuzhina tradicionale e Korçës, si petullat e fshira, fasule pllaqi. Ne kemi futur e një lloj petaniku që ne në Korçë i themi petanik por e kemi sjellë me një emër që e ka zona e Ersekës, mesnik dhe i bëjmë edhe me pulë edhe me mish. Patjetër që turistët duan edhe rizoton edhe pasta, kemi karbonarën që është e kudondodhur, po ashtu edhe rizoton milaneze. Nëqoftëse ke produkte cilësore, ushqimi është cilësor. E para është kënaqësia e klientit, pastaj puna jonë. Klientët kanë ikur te kënaqur, dhe janë rikthyer përsëri."

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

Organizimi në fundjavë pranë “Vilës Domenico” ka në fokus serenatat aq të pëlqyera korçare. Franko tregon se Korça njihet kudo si qyteti i serenatës, e normalisht nuk mund të mungonte grupi muzikor që në këtë restorant krijon një atmosferë fantastike, ku klientët kërcejnë nën tingujt e këngëve korçare duke shijuar edhe ushqimin.

"Ne çdo fundjavë, të premte e të shtunë kemi muzikë live, kryesisht serenata, me një grup çunash shumë të mrekullueshëm që janë të njohur ndër vite për serenatat e tyre dhe herë pas here kemi të ftuar specialë. Shumica e klientëve janë të huaj, sidomos në fundjavë kur kemi organizime të serenatave dhe duke dëgjuar serenatat që Korça njihet botërisht për to, bëjnë një atmosferë të bukur duke kërcyer nën tingujt e serenatave dhe duke shijuar ushqimin tonë."

Duket se fluksi i turistëve do të jetë i madh në këtë sezon veror që pritet të çelet së shpejti në juglindje. Të shumtë janë vizitorët nga qytetet e Shqipërisë, por edhe ata të huaj që janë bërë besnikë të qëndrimit disa ditor në Korçë.

“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me

"Zakonisht ka turistë të cilët janë të brendshëm e të jashtëm, kur them të brendshëm e kam fjalën nga rrethet, Tirana, Shkodra, Vlora e Fieri, kurse të jashtëm kemi një dyndje shumë të madhe të turistëve gjermanë, grekë dhe italianë. Restorantin tonë e gjejnë nëpërmjet platformës online në bazë të review shumë të mira që kemi patur ndër vite. Kjo për turistët e huaj, ndërsa ata vendas me të dëgjuar, apo edhe nëpërmjet instagramit. Më së shumti janë familjarë dhe grupe shoqërore."

Për administratorin, qyteti i Korçës nuk njeh stinë për vizitorët. Me organizimin e veçantë në “Vila Domenico”, me gatimet tradicionale si edhe një gjumë të rehatshëm pranë hotelit, pritet që edhe ky sezon të ecë me ritme të larta e të jetë një sezon mjaft i bukur ashtu si në stinën e dimrit.

"Korça është një nga qytetet që nuk njeh stinë për turistët, sidomos tani në verë që kthehen emigrantët në vendlindje dhe Korça bëhet një qytet shumë i bukur si në dimër, si në verë. Tani presim sezonin veror, besoj se do të jetë shumë i bukur dhe shpresoj që klientët tanë të mbeten të kënaqur nga shërbimi dhe nga gatimet tona."

“Vila Domenico” ndodhet në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës, një zonë që është kthyer në top destinacion e që nuk lihet pa u parë nga afër nga të gjithë vizitorët. Nëse doni të kaloni një darkë të këndshme nën tingujt e serenatave, ky është vendi perfekt që u sugjerojmë ta vizitoni./ CNA Tv





Lajmet e fundit nga