“Vila Domenico”, një restorant dhe hotel brenda godinës me vlera historike
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turistik. Me një organizim shumë të veçantë para sheshit të kishës Shën Mhilli, qindra banorë të Prespës, si edhe të ftuar nga të gjitha bashkitë e qarkut, kanë shijuar gatimet tradicionale nën tingujt e muzikës së zonës dhe valleve popullore. Dy grupe valltarësh kanë performuar në shesh disa prej valleve më të bukura që ka kjo zonë, duke mbajtur veshur kostume popullore qindra vjeçare, që tregojnë më së miri trashëgiminë që ruhet me aq fanatizëm nga banorët e zonës.
Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski ka treguar fokusin dhe rëndësinë që kanë këto aktivitete për të promovuar zonën dhe për të afruar më tepër turistë e vizitorë. Si një Bashki që ka shumë për të ofruar, që prej natyrës dhe aseteve kulturore e fetare, çelja e sezonit turistik pritet të jetë i suksesshëm për Prespën.

“Ne edhe në vitet e tjera kemi bërë një çelje të sezonit turistik. Sivjet e kemi menduar ndryshe, i kemi kushtuar më shumë rëndësi traditës, gatimit, restoranteve dhe bizneseve që janë në Bashkinë e Pustecit. Mendoj se duhet të shikojmë ndryshe, vërtet bashkia dhe njerëzit që punojnë këtu dhe bëjnë biznes në Bashkinë e Pustecit, meritojnë një vëmendje të veçantë. Ne kemi nxjerrë gjithë ata me gatimet e tyre tradicionale, secili restorant ka nxjerrë gjërat e tyre karakteristike ku të gjithë janë të ftuar t’i provojnë. Gjithashtu, do të mund të shijojnë traditën e valleve të zonës së Prespës.
Mendoj se promovimi është një ndër gjërat më të rëndësishme, krahas investimeve që ne jemi vazhdimisht duke i kërkuar për të ndryshuar infrastrukturën e zonës, mendoj se është më e rëndësishmja.

Ne kemi ftuar edhe nga Maqedonia, edhe nga Greqia, por për shkak të zgjedhjeve nuk kanë ardhur, ndërsa pjesa e Greqisë sot për shkak të një feste që përkon me Pashkën dhe festa të tjera fetare, hapja e sezonit turistik do të ngelet si festë duke e përmirësuar nga viti në vit për të promovuar zonën”, u shpreh Kolefski.
Promovimi i zonës është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjë Bashkia e Pustecit, ndërsa Kolefski thotë se kërkon të ndryshojë infrastrukturën. Të ftuar në këtë aktivitet kanë qenë edhe personalitete nga Maqedonia dhe Greqia.
Aleksandër Argjiri, menaxher i restorant Ilo, një prej bizneseve të zonës së Zaroshkës, ka treguar për CNA TV të veçantat e gatimeve tradicionale. Më e preferuara nga turistët mbetet tava e krapit, e cila gatuhet me ujin e liqenit që i jep një shije shumë origjinale. Ndër të tjera, Aleksandri veçon edhe disa nga gatimet e Prespës që i ofron vetëm kjo zonë.

“Sot ne kemi gatime tradicionale të zonës së Prespës që promovon restorant Ilo. Kemi peshk pastërma, dhallë, kemi mishin e derrit, viçit, shqerrës, disa ëmbëlsira që i bëjmë vetë, perime zgare, turshi. Tava e krapit ka të veçantë që bëhet me ujin e liqenit, i jep shijen origjinale, bëhet me miell dhe verë të bardhë. Kemi gjërat tradicionale të zonës, peshku është shumë i freskët dhe turistët që vijnë i pëlqejnë shumë, më tepër preferojnë tavën. Ne ofrojmë edhe mëngjeset në hoteli jonë, me gjëra tradicionale si petulla me reçel, petulla të fshira. Pëlqehen sidomos nga turistët e huaj, edhe qytetet e mëdha si Tirana, Shkupi, ngelen të kënaqur dhe kthehen shpesh”, tha Argjiri.

Eftim Stavre, mësues muzike në Pustec, ndalet tek rëndësia e madhe që kanë vallet dhe veshjet popullore të Prespës. Ai thotë se veshjet janë mbi 200 vjeçare e të ruajtura me fanatizëm nga prindërit dhe gjyshërit, e sot trashëgohen edhe tek të rinjtë.
“Ne si grup kemi përzgjedhur disa valle shume tradicionale e folklorike nga zona jonë dhe veshjet janë mbi 200 vjeçare, sidomos të grave dhe vajzave. Veshjet e burrave janë të përpunuara këto 3-4 vjet. Çdo fshat nga zona jonë ka diçka më të veçantë dhe origjinale po t’i shikosh nga afër veshjet si nga xhubleta. Kemi 4 valle të zgjedhura që janë folklorike mbi qindra vjeçare dhe grupi i valleve më të vjetër që jemi, kemi pothuajse të njëjtat valle më vajzat e shkollës "2 Dëshmorët" në Pustec”, u shpreh ai.

Eftimi thotë me shumë krenari se me ruajtjen e kësaj tradite, ata nxjerrin në pah identitetin e tyre si maqedonas.
“Janë të rëndësishme sepse ne këtu kemi traditën, kulturën tonë, me veshjet tregojmë identitetin tonë si maqedonas që jemi në zonë. Sa i përket kërkesave nga të huajt ka pasur për veshjet e grave se janë më të veçanta dhe i kanë ruajtur baballarët dhe nënat tona për t’i trashëguar”, deklaroi Stavre.

Në zonën e Prespës operojnë 13 shtëpi pritëse me 52 vende akomodimi, 4 hotele me 70 vende akomodimi si edhe 7 restorante. Të gjitha këto, ofrojnë për vizitorët shqiptarë e të huaj një qëndrim komod, gatime tradicionale, pa harruar edhe asetet natyrore dhe kulturore që ka kjo zonë. Çelja e sezonit turistik ndryshe nga vitet e tjera, me këtë organizim fantastik, do të sjellë një panoramë të asaj çka mund të gjejmë në Prespë./ CNA TV
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka pjesë të historisë ...
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë ...
Federata Shqiptare e Skive ka organizuar këtë të shtunë pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...